1300 janë rastet e konfirmuara të koronavirusit
1300 është shifra zyrtare e të infektuarve me Covid-19 n[ë Bullgari, shpalli Shtabi operativ kombëtar. Të dielën 26 prill 2020 janë konfirmuar 10 raste të reja, 310 pacientë janë hospitalizuar. Të vdekurit me diagnozë koronavirus janë 56. Ai i fundit është një burrë 70-vjeçar nga Burgas (Bullgari Lindore) me sëmundje onkologjike. Të shëruarit janë 205 veta. Në orën 23.59 skadon ndalimi i përkohshëm i minisrit të shëndetësisë Kirill Ananiev për hyrje në territorin e Bullgarisë të njerëzve dhe automjeteve nga Turqia.
Zhvillimi i epidemisë në Bullgari është i kontrolluar
“Vazhdon rritja e rasteve të Covid-19, por ritmi është i moderuar. Zhvillimi është i kontrolluar. Arritëm 1000 testime në ditë. Ndoshta numri do të rritet, sepse do të përfshihen më shumë laboratorë në këtë proces” – tha para BNR-së inspektori shtetëror i shëndetësisë prof. asoc. dr. Angell Kunçev. “Me rëndësi është jo ku shkosh, por si sillesh. Rreziku është atje ku në një vend mblidhen shumë njerëz. Në se tani lehtësojmë masat kundër epidemisë të gjitha përpjekjet deri tani do të mbeten të pakuptimta” – mendon specialisti.
Bullgaria pret kulm të ri të epidemisë
Sipas modeleve matematike në Bullgari në fillim të prillit tashmë kishte një kulm të epidemisë së Covid-19. Pastaj regjistruam një ulje të përkohshme dhe aktualisht përsëri rritet numri i të infektuarve,shpjegoi shefi i Shtabit kombëtar për koronavirusin gjen. major prof. Vencisllav Mutafçijski. Po shfaqen vatra me numër relativisht të madh të të infektuarve, por falë përpjekjeve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë ato shpejt kufizohen dhe sëmundja nuk shpërndahet. Sipas gjeneralit në botë tani nuk ka unanim për këtë cili është varianti më i mirë për kthimin e fëmijëve në shkolla dhe në kopshtet e fëmijëve. Por kjo do të krijojë rrezik suplementar dhe nuk do të jetë në favor të qetësimit të situatës epidemiologjike. Gjendja e jashtëzakonshme është një vendim politik dhe ne nuk komentojmë vendimet politike, deklaroi prof. Vencisllav Mutafçijski.
Mund të heqim gjendjen e jashtëzakonshme, por karantina vazhdon
“Nuk ka asnjë indikacion, i cili të na japë të drejtën morale të lehtësojmë masat kundër epidemisë”, komentoi Kryeministri Bojko Borisov. “Thashë se po mendojmë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë se karantina dhe masat e tjera kundër koronavirusit do të hiqen. Karantina do të vazhdojë për një periudhë të gjatë, prandaj po bëjmë këto përpjekje të hapim parqet dhe malet – të mund të bëhet më lehtë për njerëzit”.
Është hequr ndalesa për shëtitje në parqe
Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev lejoi shëtitjet në parqet dhe kopshtet e qyteteve për fëmijët në moshë deri më 12 vjeç. Ata mund të shoqërohen nga prindërit apo nga ndonjë anëtar tjetër i familjes nga ora 9,30 deri më 18,30.Pronarët e qenve do të mund të dalin për shëtitje para 9,30 dhe pas 18,30. Në po të njëjtat orët njerëzit mund të dalin për të ushtruar sporte individuale. Maskat janë të detyrueshme dhe të gjithët duhet të respektojnë kërkesën për distancë fizike 2,5 metra. Njerëzit do të duhet të lëvizen vetëm në vendet e caktuara. Është ndaluar dhe përdorimi i alkoolit në ambientet e gjelbra. Njerëzit nuk duhet të ulen në stola apo në sipërfaqet me bar. Ndalohet dhe përdorimi i këndeve të lojërave. Vazhdojnë dhe të gjitha procedurat e fekondimit in-vitro.
Provimet shtetërore për nxënësit e klasave të 7-të dhe të 12-të ndoshta do të zhvillohen gjatë qershorit
Kryeministri Bojko Borisov kërkoi nga Ministri i arsimit Krasimir Vëllçev plan të qartë për përfundimin e vitit shkollor për nxënësit e klasave 7 dhe 12. Për ta është me rëndësi të madhe të përfundojnë vitin shkollor, për të aplikuar në nivelin më të lartë arsimor. “Për të tjerët dua të më jepni variante – a do të fillojnë punë kopshtet e fëmijëve, në çfarë mënyrë, sa, si do të vazhdojmë, kur do të zhvillohen provimet e pranimit në universitete. Të gjitha këto gjërat duhet t’i dimë deri më 10 maj” – tha kryeministri Bojko Borisov. Ministri Krasimir Vëllçev u përgjigj se ndoshta provimet e maturës do të zhvillohen gjatë qershorit.
Shumë bullgarë jashtë shtetit dëshirojnë të kthehen në Bullgari
Ende ka bullgarë, të cilët dëshirojnë të kthehen në vend. Shumica prej tyre jetojnë jashtë vendit, por për shkak të krizës kanë humbur punën e vet dhe dëshirojnë të kthehen, sepse në Bullgari ndihen më të sigurt, tha Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në intervistë para BNT-së. “Ne vazhdimisht ndihmojmë bullgarët jashtë vendit dhë organizojmë “korridore të gjelbra” për kthimin e tyre”, tha Zaharieva. Por ajo përsëri u bëri thirrje bullgarëve të mos udhëtojnë apo të udhëtojnë vetëm atëherë, kur nuk kanë alternativë tjetër. Bëhet fjalë sidomos për punëtorët sezonalë, të cilët dëshirojnë të punojnë jashtë vendit në momentin kur në Bullgari ka mjaftë punë sezonale për ta.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..