Të kyçur në shtëpitë për shkak të koronavirusit fëmijët aty mësojnë, bëjnë ushtrime, komunikojnë, luajnë. Mirëpo, çfarë ndodh me psikikën e tyre përderisa jetojnë midis katër mureve me shkollë online dhe me miq online?
“Sikur për ne të moshuarit situata është më e çuditshme se sa për fëmijët, sepse ata si një brez digjital janë mësuar të komunikojnë jo vetëm sy më sy por edhe online – përgjigjet para Radio Bullgarisë psikologia e fëmijëve Dimitrina Prodanova. - Kjo që ndikon më tepër mbi të vegjlit është se si prindërit e tyre e pranojnë situatën. Në se ata jetojnë me prindër të cilët pa u ndërprerë ndjekin mediat dhe lajmet për koronavirusin, edhe fëmijët bëhen të shqetësuar. Prandaj është me rëndësi që prindërit të fokusohen mbi anët pozitive të situatës si për shembull se për herë të parë kalojnë aq shumë kohë me familjen.”
Sipas psikologes më e vështirë është për fëmijët nga klasa e parë deri në të të katërt, sidomos për ata që frekuentojnë veprimtari të ndryshme jashtëshkollore, sepse në praktikë ata humbën jetën e tyre sociale. Adoleshentët e dramatizojnë situatën duke theksuar se nuk mund të takohen me miqtë.
Në ç’shkallë fjala koronavirus do të dëmtojë shpirtrat e brishta të të miturve prapë varet nga të moshuarit – nga emocioni që fshihet prapa shprehjeve të tyre, nga shpjegimet e tyre, nga shpresa që inspirojnë se e keqja do të ikë. Për më tepër se vdekja po fiton një hapësirë gjithnjë e më të madhe në emocionet dhe mendimet, për të flitet në çdo transmetim televiziv. Në këtë situatë të hapësirave të kufizuara dhe të mbyllura, të shqetësimit në rritje, rrethanat mund të mbizotërojnë mbi edukimin dhe në pah mund të dalin gjëra për të cilat kemi menduar se janë të shtypura dhe të fisnikëruara.
“Kur një fëmijë nuk ka mundësi t’i reagojë shqetësimit me aktivitet fizik ose krijues, kjo mund të provokojë agresionin – shpjegon Dimitrina Prodanova. – Duke qëndruar në izolim fëmijët zbulojnë sa shumë i duan vëllezërit ose motrat më të vegjël, se pasi do të hiqet izolimi më parë do të shkojnë te gjyshi dhe gjyshja. Kështu që ka shans për kultivimin e vlerave të rëndësishme te fëmijët, pse jo edhe te të moshuarit.”
Për shkak të pandemisë u shtyprezantimi i librit të dytë profesional të psikologes Dimitrina Prodanova “Përkthimi i gjuhës së fëmijëve”. Si të motivojmë fëmijët, si të rritim vetëvlerësimin e tyre, si të inkurajojmë të lexojnë dhe këshilla të tjera të rëndësishme përmban këtë libër për prindër.
“Kur prindërit vijnë në kabinetin tim i këshilloj të dëgjojnë se çfarë thonë fëmijët e tyre, intuitën e tyre dhe zërin e brendshëm – shpjegon psikologia. – Me rëndësi është që të kemi besim te arsyeja e shëndoshë e fëmijëve dhe të sillemi ndaj tyre me respekt. Që nga lindja çdo njeri mban në vet veten një kokërr e cila fsheh pjesën e tij të pjekur. Dhe me rëndësi është të lidhemi me këtë kokërr të tij, jo me anën shkatërruese e cila provokon destruktivitetin tonë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..
Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..
Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..
Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e..
Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare,..
Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit..