Elena Hristova ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore ”Ljubomir Pipkov” në klasën e harpës. Prej dy vjetëve ajo jeton në qytetin Bari - qendër administrative e Puglias, një nga krahinat me më pak njerëz të infektuar dhe një mortalitet më të ulët në Itali. Para pak kohe, në kushtet e izolimit dhe të masave të rrepta, Elena festoi ditëlindjen e saj të 21 me shumë miq “virtualë”.
Ajo tregon se familja e saj është e ndarë në tre pikë të botës, kurse nga shokët të cilët mësojnë jashtë shtetit vetëm vajza ka zgjedhur të mbetet aty, ku e arrin dhe gjendja e jashtëzakonshme.Bullgarja tregon për të gjithë periudhën e karantinës, për panikun dhe për kontrollin policor-që nga fillimi i muajit mars deri në fund të muajit prill.
“Unë jam studente në konservatorin e qytetit Bari, mësoj në degën e këndimit operistik. Aktualisht situata këtu po qetësohet vazhdimisht. Ka më pak polici, njerëzit dalin, mund të shëtisim, por pa u larguar shumë nga shtëpitë tona. Akoma kemi të drejtën të bëjmë pazar vetëm në dyqanet më të afërta ushqimore, nuk mund të dalim jashtë qytetit. Qyteti Bari ndodhet në det, përreth ka qytete pushimore. Policia shqetësohet se do të fillojë një lëvizje tutje e tej dhe për shkak të kësaj ka postblloqe në dalje nga qyteti. Pak përpara se të shpallin mbylljen e të gjithë Italisë Veriore, mijëra u kthyen nëpër vendet e tyre të lindjes në pjesët jugore të vendit. Në mediat kishte dalë informacion se më 7 mars do të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Ditë përpara kësaj situata qe e tmerrshme. Shikonim video të njerëzve, të cilët në mënyrë paniku iknin nga Milanoja, Bergamoja dhe vatra të tjera të infektimit me makina, me autobusin mundësisht të fundit, me tren. Nuk dihej sesa prej tyre kanë qenë mbartës të koronavirusit, por nuk kishte dhe sesi të saktësohej: Për shkak të frikës se epidemia do të zhvillohet shumë shpejt si për shembull në Lombardi, autoritetet imponuan masa shumë të rrepta të jashtëzakonshme. Për shembull - në një nga dyqanet për mallra ushqimore në një lagje fqinje u saktësua se personeli është i infektuar me virusin dhe menjëherë e mbyllën të gjithë lagjen - policia u shpërndante ushqime njerëzve, kurse neve na lejuan një dalje vetëm në mëngjes. Por, shyqyr që këto gjëra dhe kjo situatë u larguan.Tanimë mund të ikim për pak nga lagjja në të cilën jetojmë , por me dokumente në të cilat është pasqyruar drejtimi dhe shkaku për daljen.
Sipas të dhënave të fundit në të gjithë Puglian, e cila është me një popullsi mbi 4 milionë, të infektuarit janë rreth 6 në 10 000, kurse për të gjithë Italinë janë afro 1 në 1000, që është pak qetësuese. Masat duket se punojnë - tregon akoma studentja bullgare.
Ja sesi po e vazhdon ajo mësimin në lëndën e muzikës:
Elena tregon se në kulmin e epidemisë në Puglia vazhdimisht kanë mbërritur avionë, të cilët kanë transportuar të sëmurë nga Italia Veriore, me qenë se në krahinë ka pasur shtretër të lirë nëpër spitalet. Pavarësisht nga kjo, në sajë të masave serioze mbrojtëse, infektimi është kufizuar. Që më 4 maj lejohen takime midis njerëzve më të afërt, të cilët nuk jetojnë në Bari, por janë në rrethin e Puglias. Më 18 maj duhet të hapin dyer që të gjitha dyqanet. Por, në qoftë se midis datave 4 dhe 18 maj ka një vijë tatëpjetë të të infektuarve, kryeministri i vendit ka shpallur se do t’i kthejë që të gjitha ndalesat. Sipas bullgares së re, tani frika nga koronavirusi i bën rrugë një frike tjetër:
“Njerëzit kanë frikë nga kjo se çfarë do të ndodhë pas anulimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë situatë u kuptua sesa njerëz punojnë në ekonominë e zezë - pa kontratë pune. Ata nuk kanë të drejtën e ndihmës dhe për fat të keq ka turbullira. Përpara disa ditëve në qytetin Bari një burrë kishte hyrë me sulm gjatë natës në një dyqan ushqimor. Nuk kishte vjedhur para por kishte marrë ushqime. Kur policia mbërriti, ai tha se nuk ka se me çfarë të ushqejë familjen e vet...”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Reuters dhe arkiv personal
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..