Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prefekti i Vidinit kërkoi ndihmë kundër Covid-19

Prefekti i Qarkit të Vidinit Momçill Stankov
Foto: Radio Vidin, BNR

Kriza e koronavirusit në Vidim vazhdon të jetë shumë e rëndë. Prefekti i Qarkit Momçill Stankov kërkoi ndihmë nga shteti dhe nga ushtria. Duke pasur parasysh se personeli i spitalit të qytetit është 450 veta, 43 prej tyre janë infektuar me koronavirus.

Stankov kërkoi nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e sëmundjes, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i mbrojtjes ndihmë urgjente për dezinfektimin e spitalit.

Inspektori i përgjithshëm shtetëror për problemet e shëndetësisë Angell Kunçev, i cili është anëtar i Shtabit Operativ, tha para mikrofonit të BNR-së se nga pikëpamja epidemiologjike ka diferencë të konsiderueshme në rajonet e ndryshme të Bullgarisë.  Kështu në qarkun e Vidinit rastet me Covid-19 janë të shumta, derisa në Qarkun e Tërgovishtes ende nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar, pavarësisht nga testimi i popullsisë, shpjegoi Kunçevi. 


Më shumë nga rubrika

Stefan Janev

Përpjekjet ushtarake synojnë t’i japin një shans diplomacisë

Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev pret që Bullgaria t’i bashkohet stërvitjes së NATO-s me një batalion deri në 1000 persona. Është e krijuar mundësia që ushtria bullgare të zhvillohet me më shumë stërvitje të përbashkëta. Diplomacia nuk ka mbaruar,..

botuar më 22-01-26 10.40.PD

Kryeministri tha se Bullgaria është aleate besnike në NATO

Të gjitha vendimet që do të marrë qeveria për krizën ukrainase, duke përfshirë masat për të shmangur efektet negative ekonomike, do të jenë në përputhje me zhvillimin e situatës. Këtë e deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë..

botuar më 22-01-26 9.33.PD

Numri më i lartë ditor i të infektuarve të rinj që nga fillimi i pandemisë

12 399 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 11 049 një ditë më parë. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja që nga fillimi i pandemisë. Mbi 76 për qind prej të infektuarve nuk janë të imunizuar...

botuar më 22-01-26 8.54.PD
Подкасти от БНР