Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj imponimi, ose anulimi i masave kundërepidemike do të varet nga të dhënat statistikore për infeksionin e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për BNR-në Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Sipas tij pas datës 13 korrik, dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, duhet të mbetet në fuqi ndalesa e përkohshme për hyrjen në territorin e Bullgarisë të shtetasve të vendeve të treta, si dhe të shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka përhapje të madhe të Covid-19. Sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë duhet të mbetet edhe ndalesa për lëvizje në territorin e Bullgarisë atje ku ka vatra epidemike, si dhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në Bullgari.
Kirill Ananiev vuri në dukje se do të mbetet kufizimi i përkohshëm i vizitave të institucioneve kulturore, si teatro dhe opera.
Javën tjetër do të shqyrtohet plani i Ministrit të Kulturës për rifillimin gradual të aktiviteteve në hapësirat e mbyllura.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..