Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj imponimi, ose anulimi i masave kundërepidemike do të varet nga të dhënat statistikore për infeksionin e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për BNR-në Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Sipas tij pas datës 13 korrik, dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, duhet të mbetet në fuqi ndalesa e përkohshme për hyrjen në territorin e Bullgarisë të shtetasve të vendeve të treta, si dhe të shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka përhapje të madhe të Covid-19. Sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë duhet të mbetet edhe ndalesa për lëvizje në territorin e Bullgarisë atje ku ka vatra epidemike, si dhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në Bullgari.
Kirill Ananiev vuri në dukje se do të mbetet kufizimi i përkohshëm i vizitave të institucioneve kulturore, si teatro dhe opera.
Javën tjetër do të shqyrtohet plani i Ministrit të Kulturës për rifillimin gradual të aktiviteteve në hapësirat e mbyllura.Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..