“Fakti se dy muaj pas fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme qeveria nuk di numrin real të të infektuarve dhe të shëruarve nga koronnavirusi në vend, tregon sa keq është menaxhuar kriza”. Ky është mendimi i Kryetarit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave në Shëndetësi Stojço Kacarov, i cili është ish zv. ministër i shëndetësisë. Para mikrofonit të BNR-së ai tha se aktualisht sistemi i shëndetësisë nuk është mbingarkuar, përkundrazi – nuk funksionon normalisht.
Studimi krahasues mes 10 vendeve nga BE-ja tregon se ashpërsia e masave nuk është lidhur me numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve me diagnozë Covid-19. Disa shtete me masa më të lehta, si Gjermania dhe Suedia, kanë më pak njerëz të infektuar dhe të vdekur për frymë të popullsisë në krahasim me shtetet, ku masat janë drastike – Italia, Spanja dhe Franca. Me rëndësi kryesore është mënyra e analizave dhe në se testohen vetëm njerëzit që kanë kontaktuar me të sëmurë, apo vetëm njerëzit me simptoma, tha eksperti.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..