Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 69

Foto: pixabay

Lejohet hapja e qendrave tregtare nga 18 maji

Ministri i shëndetësisë doli me urdhër që nga 18 maji të hapen qendrat tregtare dhe sallat sportive në respektim të masave të rrepta kundër epidemisë. Në sallat sportive grupet nuk duhet të tejkalojnë 10 veta dhe për çdo një njeri duhet të sigurohen 4 metra katrorë.

2138 janë rastet e regjistruara të Covid-19 në Bullgari

Në spital aktualisht ndodhen 321 veta me diagnozë koronavirus, 49 prej tyre janë në reparte të mjekimit intensiv. 3 janë viktimat e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe kështu numri i të gjitha të vdekurve shkon në 102. 545 janë të shëruarit. Në qytetin e dytë për nga madhësia në Bullgari, Plovdiv, që nga sot (15 maj) fillon testimi në masë për Covid-19.

Bullgaria bisedon me vendet e BE-së për rifillimin e udhëtimeve

Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova tha se punohet për rifillimin e udhëtimeve në BE-në me etapa dhe për hapjen e kufijve me vendet me të cilët kemi situatë të njëjtë epidemike. Ajo shtoi se në se situata epidemike lejon Bullgaria mund të pretë turistë që nga 1 korriku. Sipas saj aeroportet në qytetet bregdetare Burgas dhe Varnë si dhe operatorët e mëdhenj turistikë nuk i kanë anuluar fluturimet çarter pas 15 korrikut.

Bullgarët nga rajonet kufitare juglindore të Serbisë mund të vijnë në Bullgari pa u vendosur në karantinë

Bullgaria dhe Serbia hapën pjesërisht kufirin e tyre për kalimin e qytetarëve nga rajonet kufitare juglindore të Serbisë të populluara me bullgarë etnikë. Qytetarët që banojnë atje dhe punojnë në vendin tjetër mund t’i kalojnë kufijtë pa u vendosur në karantinë, bëri të ditur Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. Nga masa do të përfitojnë afro 600 shtetas bullgarë, të cilët banojnë në këtë rajon dhe punojnë në territorin e Bullgarisë. Deri tani ata në fakt nuk mund të punonin, sepse pas kalimit të kufirit duhej të vendoseshin në një karantinë prej 14 ditësh. Propozimi u bë nga Kryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe u miratua në një mbledhje të qeverisë serbe.

A do të zgjatet masa për subvencionimin e vendeve të punës edhe pas 1 korrikut?

Numri i të papunëve në fillim të krizës u rrit shumë, kishte nga 9000 të papunë të regjistruar në kuadrin e një dite. Tani, si rezultat i masave, rritja e të papunëve të regjistruar u ngadalësua. Sipas të dhënave për 13 majin të regjistruarit janë 1538. Pak mbi gjysmën prej tyre – 833 të papunë, kanë deklaruar se regjistrohen për shkak të krizës së koronavirusit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva. Masa për pagimin e rrogave 60/40 do të vazhdojë edhe pas datës 1 korrik, por me një “dizajn” të ri. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ajo u zgjat deri në 30 qershor. Masa funksionon tashmë 45 ditë dhe do të ketë bisedime me punëdhënësit për zgjatjen e saj, por me disa ndryshme, saktësoi Ministrja Saçeva.

Besim ka atëherë kur mjetet harxhohen në mënyrë transparente

„Resursi më i rëndësishëm për përballimin e krizës është besimi në institucionet, të cilat e menaxhojnë atë. Një qeveri gëzon besimin e qytetarëve atëherë kur merr vendimet në interes të tyre dhe jo nën presionin e shoqërisë, domethënë – nën presionin e ekspertëve të marrëdhënieve me publikun”. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në diskutim e organizuar prej tij të ekspertëve me temë “Dimensionet sociale dhe ekonomike të krizës së Covid-19. Përvoja evropiane dhe Bullgaria.” Sipas fjalëve të tij mungesa e masave adekuate e çon vendin tonë në pabarazi dhe varfëri të thellë.

Bullgaria është një nga shtetet e pakta në BE me rritje ekonomike

Ekonomitë e 27 shteteve në BE pësuan dëme gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 - 3.3%. Vetëm 9 shtete shënojnë rritje të dobët. Ndër to është Bullgaria – 2.4% rritje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me periudhën e njëjtë të 2019-ës, konstatoi Eurostat. Në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2019 vetëm ekonomitë e Finlandës, Bullgarisë dhe të Rumanisë shënojnë rritje prej 0.3%. Sipas statistikës kombëtare Bullgaria ka rritje më të vogël gjatë tremujorit të parë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Atëherë rritja e PBB-së është 3.1%, derisa në vitin 2020 ajo ka qenë 2.4%.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj

Mitropoliti i Plovdivit u shpreh kategorikisht se nuk do të jetë kandidat për patrik

Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që duhet të them dhe e konsideroj të mjaftueshme", shtoi Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Fjalët e..

botuar më 24-06-03 11.34.PD
Atanas Zaprjanov

Po bëhen përpjekje për modernizimin e aftësive mbrojtëse bullgare

Një projekt urgjent është thellimi i portit të Varnës në mënyrë që ai të mund të akomodojë luftanijet e reja të vendit, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një intervistë për gazetën "24 Çasa". Ai vazhdon konsultimet e nisura nga paraardhësi..

botuar më 24-06-03 9.09.PD

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD