Kriza e lidhur me Covid-19 ndikoi mbi çdo një aspekt prej jetës në mbarë botën. Sipas të dhënave të një studimi ndërkombëtar (të Zaplatomer.bg dhe Paylab.com) në 15 shtete 55% e punonjësve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar.
59% e bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se puna e tyre është e kërcënuar shumë ose pjesërisht. 18% prej tyre u është pakësuar paga, 13% janë pushuar nga puna, ndërsa 11% të tjerë janë me leje pa pagesë. 41% punojnë në distancë, 14% janë me orar të kufizuar të punës, ndërsa 22% janë me leje. 4% kanë shënuar se nuk kanë pasur punë edhe para aplikimit të masave të izolimit, ndërsa 17% nuk janë ndikuar nga kriza. 35% janë duke menduar mbi mundësinë për fillimin e një pune te re, ndërsa 27% nuk kanë plane për ta ndërruar punën.
Mesatarisht 24% e të anketuarve në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut ndiejnë se ka kërcënim të madh për vendet e tyre të punës, derisa në Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki ata që ndiejnë pasiguri në vendin e punës janë 15%.Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..
Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..