Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2/3 prej bullgarëve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar

Foto: arkiv

Kriza e lidhur me Covid-19 ndikoi mbi çdo një aspekt prej jetës në mbarë botën. Sipas të dhënave të një studimi ndërkombëtar (të Zaplatomer.bg dhe Paylab.com) në 15 shtete 55% e punonjësve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar.

59% e bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se puna e tyre është e kërcënuar shumë ose pjesërisht. 18% prej tyre u është pakësuar paga, 13% janë pushuar nga puna, ndërsa 11% të tjerë janë me leje pa pagesë. 41% punojnë në distancë, 14% janë me orar të kufizuar të punës, ndërsa 22% janë me leje. 4% kanë shënuar se nuk kanë pasur punë edhe para aplikimit të masave të izolimit, ndërsa 17% nuk janë ndikuar nga kriza. 35% janë duke menduar mbi mundësinë për fillimin e një pune te re, ndërsa 27% nuk kanë plane për ta ndërruar punën.

Mesatarisht 24% e të anketuarve në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut ndiejnë se ka kërcënim të madh për vendet e tyre të punës, derisa në Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki ata që ndiejnë pasiguri në vendin e punës janë 15%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD