INVEST BULGARIA Move to be moved është videoja e re drejtuar investitorëve potencialë në Bullgari. Ajo u krijua me kërkesë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Pritet premiera zyrtare e spotit, por ai tashmë përhapet dhe shqyrtohet aktivisht në rrjetet sociale.
Më 26 maj spoti u bë një prej temave më të komentuara në internet. Reaksionet lëkunden nga miratimi i mënyrës profesionale të krijimit të tij e gjer tek kritikat se është tepër reklamues dhe nuk e pasqyron gjendjen reale ekonomike.
Gjithsesi, videoja është atraktive, tërheq vëmendjen dhe mund të shihet në video-kanalin e Agjencisë Bullgare të Investimeve.Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i..
PBB reale e Bullgarisë do të bjerë në vitin 2020 me 4.4%. Tendenca varet nga eksportet neto negative dhe në një masë më të vogël nga rënia e investimeve private, sipas prognozës së fundit makroekonomike të Bankës Popullore Bullgare. Në parashikimin..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi shitjen e Nova Broadcasting Group nga United Group. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, sipas faqes së internetit të rregullatorit. Përveç Nova TV, Nova Broadcasting Group përfshin gjithashtu një..