INVEST BULGARIA Move to be moved është videoja e re drejtuar investitorëve potencialë në Bullgari. Ajo u krijua me kërkesë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Pritet premiera zyrtare e spotit, por ai tashmë përhapet dhe shqyrtohet aktivisht në rrjetet sociale.
Më 26 maj spoti u bë një prej temave më të komentuara në internet. Reaksionet lëkunden nga miratimi i mënyrës profesionale të krijimit të tij e gjer tek kritikat se është tepër reklamues dhe nuk e pasqyron gjendjen reale ekonomike.
Gjithsesi, videoja është atraktive, tërheq vëmendjen dhe mund të shihet në video-kanalin e Agjencisë Bullgare të Investimeve.Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor..
Kompania gjermane “Kayser Automotive” do të investojë në një ndërmarrje për prodhimin e pjesëve të makinave në Pleven, njofton faqja Investor. Madhësia e investimit nuk është bërë e ditur, por pritet që ndërmarrja të fillojë punën këtë vit në një..
Mesatarisht, karburantet me pakicë në Bullgari janë rritur me 10 stotinka për naftën dhe 4 stotinka për benzinën gjatë muajit të fundit. "Çmimet janë plotësisht adekuate. Ato janë të lidhura me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare të produkteve të..