Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor 2023, borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (privat dhe publik) ishte mbi 45 miliardë euro, që është 47,9% e PBB-së dhe u rrit me 820 milionë euro. Rritja është 1.9% krahasuar me një vit më parë.
Në shkurt 2024, situata ekonomike në vend ka mbetur pranë nivelit të një muaji më parë. Ka përmirësim të klimës së biznesit në industri, pa ndryshim në ndërtim dhe tregti me pakicë dhe rënie të lehtë në sektorin e shërbimeve, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në shkurt është 22,6%, krahasuar me 22,8% në fillim të vitit 2024.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..