Po përgatitet nënshkrimi i marrëveshjes për shkëmbim të teknologjive dhe ideve ndërmjet Akademisë Ushtarako-Mjekësore në Sofje dhe Spitalit Universitar “San Mateo” në Itali.
Spitali italian punon aktivisht mbi metodën e mjekimit të Covid-19 me plazmë hiperimunitare. Një pjesë prej studimeve të imunologëve italianë përfshin analizë sasiore të antitrupave në plazmën e sapongrirë të gjakut. Mbi të njëjtën metodë punojnë dhe kolegët e tyre në Sofje.
Këtë e bëri të ditur në brifingun e Shtabit Operativ kundër Covid-19 shefi i tij gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski. Sipas studimeve të deritanishme më shumë antitrupa ka në gjakun e njerëzve brenda muajit të parë pas shërimit të tyre, kurse pas muajit të tretë ka rënie të mbrehtë në numrin e antitrupave . Kjo pohon tezën se pas infektimit njeriu nuk fiton imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..