Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja i ofron Bullgarisë mbi 9 mlrd euro për rimëkëmbjen e saj

Foto: pixabay

Komisioni Evropian i ofron Bullgarisë 9,282 mlrd euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike pas Covid-19. 6,131 mlrd euro prej tyre janë mjete falas, ndërsa huat janë 3,151 mlrd euro. Mjetet do të livrohen me këste në kuadrin e programeve kombëtare për reforma. Ato duhet të jenë në përputhje me qëllimet e BE-së për zhvillimin e ekonomisë dhe digjitalizimin.

Këshilli Evropian do t’i shqyrtojë propozimet gjatë muajit qershor. Parashikohet që huat të paguhen deri në vitin 2058, ndërsa deri në vitin 2027 të paguhen vetëm interesat.

KE-ja saktësoi se të dhënat e përhapura para kësaj se Bullgaria do të marrë 15 mlrd euro kanë qenë vetëm shifra eventuale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radmilla Shekerinska

Një maqedonase është konkurrente e Maria Gabrielit për postin e zëvendës shefit të NATO-së

Ish-ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, diskutohet gjerësisht për zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-së, post për të cilin kandidon edhe ish-ministrja e jashtme dhe komisionere evropiane Maria Gabriel. Këtë e..

botuar më 24-08-15 4.52.MD

Drejtoria kryesore “Lufta kundër krimit të organizuar” gjeti relikte të paçmueshme kishash gjatë një aksioni në shtëpi private

Më shumë se 500 relikte kishtare u sekuestruan gjatë operacionit të specializuar të Drejtorisë kryesore "Lufta kundër Krimit të Organizuar", të zhvilluar në territorin e rajonit të qytetit Gabrovo. Sipas ekspertëve, ndër reliktet e shenjta të..

botuar më 24-08-15 1.36.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov u bëri thirrje politikanëve që të zbusin tonin

"Mënyra se si po sillen të gjitha partitë politike për momentin, mund të flasim me siguri për zgjedhjet e teta të ardhshme", komentoi lideri i GERB-it Bojko Borisov për gazetarët. Në tri vitet e fundit në vendin tonë u mbajtën gjashtë zgjedhje të..

botuar më 24-08-15 12.11.MD