Vallë, a të mungon në të vërtetë Bullgaria, e zbulon po të mbetesh të jetosh jashtë shtetit për më shumë kohë. Dhe në se ndonjëri t’i drejtojë pyetje cila do të jetë dita më e lumtur për ty, me zemër të hapur dhe pa asnjë dyshim i përgjigjesh – kjo në të cilën do të kthehem në shtëpi dhe do të bisedojë me familjen dhe miqtë në mënyrë të drejtë për drejtë, jo nëpërmjet internetit.
Një stimul tjetër i cili sjell lumturi janë ndryshimet që realizohen në vend, megjithë edhe të padukshme për të tjerët. Një forcë të madhe posedon fjala “rrënje” e cila vendos lidhjen me Bullgarinë.
“Kishte kohë kur nuk kuptoja aspak sa të fuqishme janë rrënjët e mia me tokën bullgare – tregon Mihaella Ilieva, e cila pas përfundimit të studimeve në Britaninë e Madhe jeton përsëri në Bullgari – Dhe kjo jo vetëm për historinë e fisit tim, por edhe për gjakun që rrjedh në venat e mia. Që kur jetoj në Angli ka pasur raste të ec nëpër rrugët dhe të zbuloj se kush është bullgar. Kjo sepse ka diçka në sytë tona, ka një lidhje shumë të fortë, e cila më mungonte kur jetova jashtë dhe të cilën e rizbulova kur u ktheva.”
Me dashurinë e Mihaellës ndaj mëmëdheut mund të shpjegohet dëshira e saj, që me tre bashkatdhetarë në Britaninë e Madhe të krijojnë vargun video “Cila është Bullgaria”. Dëshira e tyre është që të prezantojnë pamjen e vërtetë të vendit, atë të cilën “e bën Bullgaria – Bullgarinë”. Pasi vizituan kënde të ndryshme të vendit ata e bënë konkluzionin, se kjo që bënë përshtypje më të madhe janë njerëzit dhe botëkuptimi i tyre.
“Perceptimi i njeriut për jetën, pavarësisht nga ku është dhe ku jeton, është botëkuptimi i tij, pra si ai përjeton si të mirën, ashtu edhe të keqen – tregon Mihaella Ilieva. – Takuam njerëz të cilët nuk jetojnë në një mjedis jo aq të mirë, por ata shkëlqenin nga brenda. Kishte edhe njerëz të cilët kanë vështirësi të gjejnë kuptim dhe shpresë.”
Qëllimi tjetër i të rinjve ishte që nëpërmjet projektit të vënë theksin mbi larminë gjeografike, historike dhe etnike të Bullgarisë.
“Nga bisedat që patëm me njerëzit kuptuam, se ka lëvizje të madhe drejt qyteteve por edhe se te fshatrat gjithashtu kthehen shumë të rinj – tregon Mihaella. – Kishte rajone të cilat i frekuentuam për herë të parë dhe prandaj nuk mund të themi se si ishte jeta aty para kohe dhe të krahasojmë me të tanishmen.”
Ndër njerëzit që dhanë intervista për realizimin e projektit video “Cila është Bullgaria” nuk ka personalitete të njohura. Theksi në këtë seri vihet mbi jetën e njeriut të zakonshëm me gëzimet, dhimbjet dhe shpresat e tij. Për autorët me rëndësi janë mendimet e njerëzve të zakonshëm, sepse ata e shikojnë të përditshmen nga një këndvështrim krejt të ndryshëm me të gjitha nuancat. Megjithëqë historitë e treguara mund të duken të trishtuara, ato inspirojnë shpresë se ka njerëz të cilët e duan Bullgarinë dhe megjithë edhe me hapa të vogël përpiqen që ta bëjnë atë një vend më të mirë për jetë.
Çdo të marte heronjtë dhe mësimet në përrallën “Cila është Bullgaria” pasurohen me tregimin e një personi tjetër
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Снимки: crowdfunder.co.uk/who-is-bulgaria, Facebook / Who is Bulgaria
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..