Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 86-të

Në Ditën e Fëmijëve hyrja në kopshtet e fëmijëve bëhet vetëm pas matjes së temperaturës
Foto: BNR, Radio Shumen

Lehtësim i ri i masave kundër epidemisë

Që nga data 1 qershor në Bullgari lejohen vizitat në ambientet e mbyllura të restoranteve, restoranteve të ushqimit të shpejtë, pijetoreve, kafeneve, ëmbëltoreve. Lejohet gjithashtu përdorimi i pajisjeve sportive dhe i atyre për fëmijë në hapësirat e mbyllura. Është lejuar aksesi edhe tek sallat e argëtimit dhe të lojërave, me përjashtim të diskotekave, lokaleve të natës dhe piano-bareve. Më 1 qershor rivendosen edhe linjat e autobusëve deri në Greqi dhe Serbi. Më 1 qershor edhe Turqia hap për turistët pikëkalimet e saj në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë.

Pajisjet personale të sigurisë janë të detyrueshme për personelin e restoranteve

Pavarësisht nga urdhëresa e Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev për mbajtjen e detyrueshme të maskave në vende publike në ambiente të mbyllura, për restorantet lejohen përjashtime. Kjo  është shkruar në udhëzimet e shpallura sot për punën e restoranteve, hoteleve dhe bujtinave familjare. Rregullat e reja janë hartuar nga ministritë e turizmit dhe shëndetësisë. Tryezat detyrimisht duhet të ndodhen në distancë mes njëra-tjetrës  të paktën 1,5 m. dhe së bashku në to mund të ulen jo më shumë se katër veta (më shumë njerëz mund të qëndrojnë në një vend vetëm në se janë prej një familjeje). Personeli, ndryshe nga klientët, detyrimisht duhet  të mbajnë maska apo helmeta. Ata duhet të mbajnë dhe doreza dhe të dezinfektojnë tavolinat dhe karriget pas çdo një klienti.

Koronavirusi ndryshoi një traditë 144-vjeçare bullgare

Për herë të parë në historinë  144-vjeçare të kremtimit të Ditës së Revolucionarit Hristo Botev dhe të të Vdekurve për Lirinë dhe Pavarësinë e Bullgarisë të gjitha aktivitetet e lidhura me të u anuluan për shkak të koronavirusit. Më 1 qershor në qytetin Vraca nuk do të organizohet mitingu tradicional me fishekzjarrë për nder të poetit revolucionar Hristo Botev dhe çetës së tij. Kryetari i Bashkisë së qytetit Vraca Kalin Kamenov ftoi njerëzit që dëshirojnë të respektojnë sakrificën e Botevit dhe të çetës së tij të xhirojnë një video me vjershë të poetit Hristo Botev, ose të tregojnë ndonjë kujtim nga marshimi tradicional nga Kozlloduj deri në majën Okollçica duke e botuar atë në # “Ditë të Botevit 2020”.

Nuk ka të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 6 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Tre prej këtyre personave janë hospitalizuar. Nuk ka njerëz të vdekur me Covid-19. Numri total i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Bullgari është 2519.

Biznesi bullgar insiston për legjislacion të posaçëm dhe algoritëm veprimi në raste krizash

Asociacioni i kapitalit industrial në Bullgari insiston për zhvillimin e një debati të gjerë dhe jo të politizuar në shoqëri dhe për hartimin e legjislacionit dhe algoritmit të veprimit në raste të krizave të ardhshme me përmasat e asaj të Covid-19. Sipas industrialistëve në rast të një vale tjetër të epidemisë duhet të ketë parashikueshmëri, në mënyrë që të evitohen pasojat jo të favorshme. Ka nevojë dhe për caktimin e prioriteteve për zhvillim në kushtet e mjedisit të ri global social, politik dhe ekonomik. Arsyeja për këtë kërkesë është propozimi i Komisionit Evropian për plan me përmasa të mëdha për rimëkëmbje “të qëndrueshme, të bashkërenditur dhe të drejtë për të gjitha shtetet-anëtare” me buxhet prej 1,85 trilionë eurosh. 

Filloi stina e re verore turistike në Bullgari

Me çeljen e stinës verore turistike më 1 qershor Bullgaria pret turistë nga 29 shtete, bëri të ditur Ministria e Turizmit. Shtetasit e Austrisë, Vendeve të Ulëta, Gjermanisë, Polonisë, Greqisë, Danimarkës, Rumanisë, Estonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë, Finlandës, Qipros, Francës, Letonisë, Kroacisë, Lituanisë, Çekisë, Luksemburgut, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit, Zvicrës, San Marinos, Andorës, Monakos, Vatikanit, Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë përmes të gjitha pikëkalimeve të vendit pa u vendosur në karantinë. Lista e vendeve do të ndryshojë në varësi të zhvillimit të gjendjes epidemike dhe vendimeve të qeverisë. 

Autostrada deri në Serbi duhet të jetë e gatshme deri në fund të vitit

Pavarësisht nga vështirësitë e lidhura me epideminë e Covod-19, do të vazhdojë realizimi i autostradës “Evropa” dhe i gazsjellësit “Rryma Ballkanike”,  janë të bindur Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Bojko Borisov. Autostrada jo vetëm se do të lehtësojë udhëtimin mes Bullgarisë dhe Serbisë, por është me rëndësi kyçe për këmbimin e mallrave mes Evropës dhe Azisë. Presim që autostrada të jetë e gatshme deri në fund të vitit,  tha Borisovi. Së bashku ata inspektuan ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Gjatësia e tij është 474 km.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Ish-i dyti në GERB: Qeveritarët do të humbin gjysmën e përkrahësve të vet

“Në se sot zhvilloheshin zgjedhjet, GERB-i do të humbiste gjysmën e deputetëve të vet”, tha para BNT Cvetan Cvetanov, i cili para pak kohe ishte personi i dytë në parti, kurse sot ka një projekt të vetë politik. Sipas tij, nga 1 milion e 400 mijë..

botuar më 20-07-11 11.28.PD

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar. “Përgjegjësinë politike për përplasjet..

botuar më 20-07-11 11.02.PD

Përsëri numër i lartë i të infektuarve me Covid-19

292 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Testimet e bëra sipas metodës PCR janë 4450, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë njerëz pozitivë me Covid-19 ka në qytetin e Sofjes – 98, pastaj janë ata  në Plovdiv..

botuar më 20-07-11 9.28.PD