Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 90

Foto: EPA/BGNES

Mënyrë e re për shpalljen e të dhënave për Covid-19

Që nga 5 qershori të dhënat për ecurinë e përhapjes së Covid në Bullgari do të sigurohen nëpërmjet Sistemit Kombëtar të Informacionit. Hollësi për epideminë do të jenë në dispozicion të të gjithëve. Të dhënat mund të kërkohen në platformën coronavirus.bg

Nuk ka pacientë të vdekur nga infeksioni i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

35 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, tregon Sistemi Kombëtar i Informacionit. 8 prej rasteve të porsaregjistruara janë hospitalizuar. 68 veta janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nuk ka pacientë të vdekur nga infeksioni i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit Në periudhën në fjalë janë bërë 1276 PCR teste. në Bullgari. Kështu rastet e konfirmuara të koronavirusit në Bullgari janë 2627, prej të cilëve 1078 janë aktivë. Të shëruarit brenda periudhës janë 68 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti 1390. s

Rreth 4 për qind e bullgarëve e kanë kaluar koronavirusin

Rreth 4% е popullsisë bullgare e kanë kaluar koronavirusin. Këta janë afro 280 00 bullgarë, tha shefi i Klinikës për Fëmijë pranë Spitalit për Sëmundje Ngjitëse në Sofje doc. Atanas Mangërov. Eksperti është i mendimi se nuk do të ketë valë të dytë, ose të tretë të Covid-19. Në qoftë se koronavirusi nuk zhduket mund të ketë raste të veçanta gjatë muajve të ftohtë, komentoi docenti. Ai tha gjithashtu se është i kënaqur për faktin se tashmë nuk do të zhvillohen brifingje të Shtabit Operativ Kombëtar, sepse atje njoftohej informacion i papërshtatshëm për publikun e gjerë, kur bëhej fjalë për infeksion të ri.

Korona-kriza ka krijuar mundësi të reja për biznes

Nuk ka shkaqe ekonomike për krizën e Covid-19. Ajo ishte zmadhuar nga mediat dhe zinte 90% të të gjitha lajmeve. Korona-kriza ka krijuar mundësi të reja për biznes dhe komunikim me ndihmën e teknologjive moderne, deklaroi Petër Ivanov, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane Tregtare.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD