Parlamenti miratoi përfundimisht uljen e TVSH-së nga 20% në 9% për shërbimet e restoranteve dhe cateringun, librat, ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare. Me tekstet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e ligjit për TVSH-në shumica në pushtet ruajti tatimin prej 20% të pijeve alkoolike, birrës dhe verës, të cilat ofrohen në restorante, ose si pjesë e shërbimeve catering. 20% mbetet tatimi edhe për shërbimet e turoperatorëve.
Pakësimi i TVSH-së është një masë e përkohshme në përkrahje të biznesit pas krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2021."Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..