Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi diferencimin e TVSH-së

Foto: BTA

Parlamenti miratoi përfundimisht uljen e TVSH-së nga 20% në 9% për shërbimet e restoranteve dhe cateringun, librat, ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare. Me tekstet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e ligjit për TVSH-në shumica në pushtet ruajti tatimin prej 20% të pijeve alkoolike, birrës dhe verës, të cilat ofrohen në restorante, ose si pjesë e shërbimeve catering. 20% mbetet tatimi edhe për shërbimet e turoperatorëve.

Pakësimi i TVSH-së është një masë e përkohshme në përkrahje të biznesit pas krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2021.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD