Parlamenti miratoi përfundimisht uljen e TVSH-së nga 20% në 9% për shërbimet e restoranteve dhe cateringun, librat, ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare. Me tekstet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e ligjit për TVSH-në shumica në pushtet ruajti tatimin prej 20% të pijeve alkoolike, birrës dhe verës, të cilat ofrohen në restorante, ose si pjesë e shërbimeve catering. 20% mbetet tatimi edhe për shërbimet e turoperatorëve.
Pakësimi i TVSH-së është një masë e përkohshme në përkrahje të biznesit pas krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2021.Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..