Parlamenti miratoi përfundimisht uljen e TVSH-së nga 20% në 9% për shërbimet e restoranteve dhe cateringun, librat, ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare. Me tekstet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e ligjit për TVSH-në shumica në pushtet ruajti tatimin prej 20% të pijeve alkoolike, birrës dhe verës, të cilat ofrohen në restorante, ose si pjesë e shërbimeve catering. 20% mbetet tatimi edhe për shërbimet e turoperatorëve.
Pakësimi i TVSH-së është një masë e përkohshme në përkrahje të biznesit pas krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2021.Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..