Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtesa farefisnore jep forcë dhe ndryshon të ardhmen

Foto: Pixabay

Prej çfarë familje jemi, cilat janë stërgjyshërit e farefisit tanë dhe çfarë bënë për të qenë Bullgaria edhe më sot? Një  burim i çmueshëm i kësaj informacioni janë arkivat e ruajtura të afro 8 000 kishave të shpërndara në 13 eparkitë e vendit. Një pjesë prej këtyre dokumenteve të cilët përshkruajnë dasmat dhe pagëzimet gjatë viteve ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe në arkivat regjionale të vendit.

Me detyrën jo të lehtë të kërkojnë, të studiojnë dhe të digjitalizojnë ato copëza nga e kaluara u morën dy historianë të rinj – Simeon Popov dhe Filip Filipov. Nisma e tyre titulluar “Kujtesa farefisnore 2020” pritet të vazhdojë nga 5 deri në 10 vjet por puna nuk i shqetëson. Sipas Filip Filipovit ajo mund të jetë shumë argëtuese në se njeriu në të vërtetë interesohet për këtë temë:

“Duhet të rrethohet tërë Bullgaria. Mirëpo, në shumë rajone arkivat janë të zhdukura ose janë të asgjësuara – tregon historiani. – Ata nuk ekzistojnë në të gjitha kishat. Prandaj sa më parë do të fillojmë kërkimet, aq më shumë ka të ngjarë të shpëtojmë përshkrimet, të cilët janë me rëndësi të madhe kombëtare. Prandaj e përqafuam këtë sfidë. Bullgari i zakonshëm e di të kaluarën e vet deri te stërgjyshi, dhe nuk e di a do të ndryshojë ky projekt këtë. Sidoqoftë mund të jetë në dobi të brezave të ardhshëm.”

Interesi ndaj gjenealogjisë është gjithnjë më i madh si në Evropë, ashtu edhe në mbarë botën. Tashmë mund të zbulohen jo pak sajte të cilat ofrojnë informacion nga arkiva kishtarë dhe nga regjistrime në shtete të ndryshme.

Filip Filipov dhe Simeon Popov

“Këtu në Ballkan, ku shtetet për një kohë të gjatë ishin pjesë e Perandorisë Osmane, shumë prej këtyre arkivave mungojnë. Arkivat kishtarë, në se ekzistojnë, përbëhеn nga monumente të shkruara dhe nga libra që datojnë nga shekulli i 19-të. Pak janë ata që janë nga periudha më të hershme. Në Manastirin e Zografit – një manastir ortodoks bullgar në Malin e Shenjtë në gadishullin grek Aton, ka monumente më të hershme të cilat gjithashtu do të përshkruajmë. Shumë nga arkivat e vendbanimeve të ndryshme janë në Stamboll dhe janë të studiuara fare pak ose aspak, të mos themi se janë krejt të harruara.

Në sajë të punës mbi projektin Filip Filipov zbulon hollësi kureshtare për stërgjyshërit e tij. Ai gjeti dokumente se farefisi i tij është kryesisht nga Maqedonia.

“Ngandonjëherë njerëzit mendojnë se historia farefisnore është e thjeshtë. Ke nënë dhe baba, e di ku lindën, e di gjyshi nga ku është. Kështu njeriu supozon se nga aty vjen edhe tërë farefisi. Mirëpo, në shumicën e rasteve ky është një hamendeshim i gabuar. E  vërteta është, se ka zhvendosje, ndërsa në të kaluarën njerëzit shpesh udhëtuan për shkaqe të ndryshme si para vendosjes së pushtetit osman, ashtu edhe pas përfundimit të sundimit të Perandorisë Osmane. Në se njeriu fillon të kërkojë në arkivat ose ka mjete të testohet në institutet gjenetike amerikane, mund të zbulojë histori interesante për prejardhjen e tij. Sa më shumë di për të kaluarën e fisit të vet aq më i fortë dhe i qëndrueshëm është njeriu. 

Mësimet nga e kaluara tregojnë se bullgari nuk interesohet mjaftë për historinë e tij dhe prandaj shumë herë ishte gënjyer. Sipas historianit shkaku është, se një “pemë pa rrënjë manipulohet më lehtë”.  Informacioni dhe kujtesa farefisnore të japin siguri dhe themele të pazëvendësueshme. Kështu njeriu mund të përballojë çdo gjë.

Puna me dokumente arkivore nuk është e huaj për historianët Simeon Popov dhe Filip Filipov. Para disa vitesh ata krijuan faqen internet “Sofja mban mend”. Në të secili mund të zbulojë informacion për personalitete të famshme nga e kaluara e vendit të varrosur në Parkun Qendror të Varrimit në kryeqytet. Që në fillim të punës të tyre ata zbuluan faktin interesant, se kjo varrezë funksionin që nga fundi i shekullit të 19-të, por arkivat e parë të ruajtur datojnë nga viti 1931.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay dhe arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD