Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hiqet karantina për bullgarët që hyjnë në Rumani dhe Greqi

PKK "Kullata - Promahon" në kufirin me Greqinë
Foto: BGNES

Bullgarët, të cilët hyjnë në territorin e Greqisë tashmë nuk do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Përmes Pikave të Kalimit Kufitar “Kullata”, “Ilinden”, “Makaza”, “Kapitan Petko Vjovoda” dhe “Ivajllovgrad” në Greqi mund të hyjnë dhe shtetasit e BE-së për të cilët gjithashtu nuk është parashikuar karantinë, por secili udhëtar i zgjedhur rastësisht mund t’i nënshtrohet testimit. E mbyllur mbetet Pika e Kalimit Kufitar “Zllatograd - Termes”. Mbetet në fuqi ndalimi për hyrje në territorin e Greqisë të shtetasve të vendeve të treta. Trafiku është intensiv.

Hiqet dhe karantina për bullgarët, të cilët hyjnë në Rumani. Trafiku në pikat kryesore të kalimit në kufijtë me Rumaninë, Turqinë dhe Serbinë është normal.

Është ndaluar hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut e shtetasve të huaj, të cilët udhëtojnë me automjete dhe autobusë. Në drejtim të Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë vetëm shtetasit e saj, të cilët pastaj detyrimisht duhet të vetëizolohen për 14 ditë. Kjo mund të bëhet vetëm në PKK “Deve Bair –Gjueshevo”. Dalja e shtetasve të huaj nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Bullgarisë gjithashtu bëhet vetëm në PKK “Deve Bair –Gjueshevo”. Të ashtuquajturat korridore të gjelbra përdoren për të gjitha mallrat që transportohen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e kjo do të thotë se pa pengesa udhëtojnë maunat dhe kamionët për transportimin e mallrave dhe materialeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Qiprian

Sivjet nuk do të ketë një delegacion bullgar në Jerusalem për Zjarrin e Shenjtë

Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..

botuar më 24-04-28 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD