“Economist Intelligence Unit” (EIU) aktualizoi vlerësimet e veta për Bullgarinë për vitin 2020. Pritjet e korrigjuara të EIU-së janë për recesion 4% prej PBB-së, derisa gjatë më 28 prill parashikimet ishin për recesion 5.8%.
Shpjegimi për këtë korrigjim është se në statistikën kombëtare për tremujorin e parë të vitit rezultatet janë më të mira sesa ishin parashikimet për to – rritje 0.3% prej Produktit të Brendshëm Bruto në krahasim me tre muajt e fundit të 2019-ës dhe 2.4% në bazë vjetore.
Prandaj prognozat për deficitin fiskal është përmirësuar – 4.5% prej PBB-së, jo 6.3 për vitin 2020 dhe 2.7% në vend të 3.4% për 2021-ën.
Nga EIU prognozojnë se me aderimin në Eurozonë deri në vitin 2023 qeveria bullgare do të përpiqet të balancojë deficitin buxhetor të shkaktuar nga Covid-19.
Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..