Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të bëhet pjesë e dy projekteve kryesore evropiane të transportit

Foto: аrkiv

Në një analizë të përbashkët Instituti i Dyseldorfit për Makroekonomi, Instituti Ekonomik i Austrisë (WIIW) dhe instituti francez OFCE bëjnë thirrje për investimin e miliardëve, të cilët BE-ja do të përdorë për rimëkëmbje pas krizës së Covid-19, në dy projekte me rëndësi kyçe.

I pari është për hekurudhë transevropiane me shpejtësi të lartë, e cila do të lidhë të gjitha kryeqytetet evropiane. I dyti është “Rruga Evropiane e Mëndafshtit” – deri në Moskë dhe në shtetet e Kaukazit. Dy projektet kanë akse në territorin e Bullgarisë.

853 kilometra prej “Ultra-Rapid-Train” apo “Trans Europa Expres” duhet të kalojnë përmes vendit tonë dhe vlera e pjesës bullgare do të jetë 59% prej produktit aktual të brendshëm bruto të Bullgarisë, tregon analiza. Tërë gjatësia e projektit prej 18 250 kilometrash do t’i kushtonte Bashkimit Evropian 1,1 trilionë euro. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Sektori bankar i Bullgarisë tashmë është pjesë e mekanizmave të eurozonës

Për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pyetja nuk është nëse, por kur. Një mendim të tillë e shprehu guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, Dimitër Radev, në konferencën në Sofje "Rruga evropiane e Bullgarisë - anëtarësimi në eurozonë:..

botuar më 24-03-15 5.28.MD

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..

botuar më 24-03-14 3.33.MD

Inflacioni po ngadalësohet

Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..

botuar më 24-03-14 3.01.MD