Kryeministri Bojko Borisov dhe personat, të cilët e shoqëruan do të gjobohen nga 150 euro për shkeljen e urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në hapësira të mbyllura publike, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndër të sanksionuarit ka gazetarë, fotografë, operatorë dhe të gjithë njerëzit, të cilët kanë qenë të pranishëm në kishën e Manastirit të Rilës. Ata do të marrin dokument për shkelje administrative për këtë se nuk respektojnë masat kundër epidemisë, bënë të ditur nga Ministria në përgjigje të pyetjes së gazetës “Sega”.
Borisovi vizitoi Manastirin e Rilës për të kontrolluar ecurinë e punimeve të riparimit në manastir dhe të rindërtimit të rrugës, e cila çon deri në të.
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u..