Për vit të katërt me radhë në Institurin Kulturor Shtetëror “Dvoreca” (Pallati) në qytetin bregdetar Ballçik do të zhvillohet Java e Kulturës Çeke. Fillimi do të jetë më 6 korrik në galerinë“Tuneli” me një ekspozitë të plastikëve prej qelqi. Në ekspozitë janë renditur veprat e krijuara gjatë një seri plenerash të nxënësve nga shkolla çeke për dizajn industrial e qytetit Velashske Mezirzhiçi (Valašské Meziříčí) të zhvilluar në Pallatin e Ballçikut.
Të gjitha veprat janë fryte të punës së nxënësve dhe mësuesve të tyre, të cilët çdo vit gjejnë frymëzim në kompleksin arkitekturor me park “Dvoreca”. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitues deri më 12 korrik. Në të njëjtën datë është dhe koncerti, me të cilin do të mbyllet java e kulturës çeke. Në Sallën e Gurtë do të tingëllojnë veprat e Mocartit, Saint-Saens, Faure etj. në interpretim të trios familjare: Irzhi Pivovarçik – klarinetë, anëtar i Ensemble Flair në Ostrava, Marketa Pivovarçikova – flautë, dhe 15-vjeçarja Barbora Pivovarçikova – piano, e cila mëson në gjimnazin në Velashske Mezirzhiçi. Bashkë me ta do të ekzekutojë dhe pianistja bullgare Biljana Eneva. Adhuruesit e muzikës së bukur dhe kulturës çeke mund të vizitojnë koncertin falas.
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..
Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha..
Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani)..
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur..