Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

All inclusive, por pas vitrinës

Foto: Darina Grigorova

Adhuruesit e shërbimit All inclusive mund të jenë të qetë, sepse pavarësisht nga masat kundër epidemisë, përsëri do të mund të shijojnë të gjitha ekstrat në hotelet të cilat e propozojnë atë në bregdetin bullgar. Siguria është e garantuar dhe klientët janë të kënaqur në vendet ku i venë njerëzit përpara fitimit. Disa nga hotelet dhe plazhet qëndrojnë bosh, por jo dhe në Primorsko, një vendpushim i preferuar prej bullgarëve të shumtë. Natyrisht që ka ndryshim në pritjen – matje të temperaturës, plotësim të deklaratave për gjendjen shëndetësore, por pas akomodimit çdo gjë vazhdon si zakonisht.


“Më e rëndësishmja gjatë kësaj stine është të sigurojmë sigurinë e punonjësve tanë – shënon Cvetelina Zllatkova, drejtoresha ekzekutive e njërit prej rretheve më të mëdha të hoteleve në bregdetin tonë. U kemi siguruar atyre maska, doreza, syze. Kudo kemi vënë ndarje pleksiglasi. Mundohemi që të ruajmë cilësinë e shërbimeve, siç ka qenë dhe deri tani. Por kjo është më e vështira, sepse për çdo një mysafir duhet të ketë nga 1 njeri i cili t’i shërbejë atij. Tani për tani po e përballojmë situatën dhe mendoj se po arrijmë një rezultat shumë të mirë. Veç kësaj dezinfektojmë të gjitha dhomat me një makinë të posaçme, pas çdo një miku. Që të gjitha sipërfaqet përpunohen me nanoteknologji, që të mos të mbajnë patogjenë dhe vizituesit dhe miqtë tanë  të ndihen më të sigurt.”


Objektet e pushimit janë plot 70%, në përshtatje me udhëzimet e Ministrisë së Turizmit. Përveç sigurisë, ajo e cila i tërheq turistët është pritja e përzemërt si dhe ushqimi i mirë. “Restoranti ynë fitoi për vit të tretë të radhës vendin e parë  për një cilësi më të mirë të ushqimit dhe të shërbimit, në të gjithë vargun e TUIFrance”, shpjegon Cvetelina Zllatkova, të cilën mund ta shikoni të shërbejë krahas me nëpunësit e tjerë në restorant.


“Po mundohemi të sigurojmë për kuzhinën tonë produkte ekologjikisht të pastravazhdon ajo.Kemi fermë për kërmij, të cilën u nevojit ta bëjmë në kopshtin e hotelit, sepse doli se në Bullgari  nuk ka se që ku të furnizohemi. Përpiqemi gjithashtutë ndihmojmë prodhuesit vendas. Kështu për shembull gruaja  nga e cila blejmë perimet ka një kopsht të madh, i cili gjendet në 10 kilometra nga hoteli. Shumë shpesh gjatë stinës shëtisnim dhe me turistët deri aty, që tu tregojmë se që ku vjen ajo të cilën ata e hanë. Nga ana tjetër ndihmojmë shumë dhe ekipin tonë. I marrim ata nga shkollat, i mësojmë kurse më pas ata regjistrohen dhe për studim në shkollat e larta. Dy prej menaxherëve tanë kanë kaluar pikërisht këtë rrugë profesionale.” Natyrisht që me epideminë dhe kufizimet, turistët e rregullt nga jashtë janë më pak:

“Në fillim të krizës si çdo një hotelier dhe ne kishim vështirësi. Më vështirë ishte për ekipin sepse njerëzit tanë nuk ishin mësuar. Deri tani nuk kemi pasur situatë të tillë dhe kushte të ngjashme. Por, dhe nëpunësit dhe miqtë tanë treguan se e kuptojnë mirë seriozitetin e situatës. Sikurse sjellja joserioze u zhduk. Miqtë tanë janë jashtëzakonisht korrekt, e ruajnë distancën, nuk bashkohen, nuk shtyhen. Sa i përket zgjatjes së stinës turistie – koha deri më 15-20 tetor është e shkëlqyer, mendon Cvetelina Zllatkova.“Kjo është koha më e mirë për plazh, deti është i qetë, as është shumë ngrohtë, as është ftohtë”, thotë ajo dhe shton:“Mbase deri në fund të stinës do të realizojmë shumë ngjarje, mes të cilave dasma dhe turneun tradicional në petank.”

Kurse tani, kur nuk ka akoma shumë turistë, në plazhin në Primorsko është mjaft  e qetë dhe njerëzit ndihen më të sigurt. Përveç kësaj, çadrat dhe karriget për tu shtrirë në plazh janë falas për të gjithë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD