Si organizohet një festival kur udhëtimet janë pothuaj të pamundshme dhe duhet të respektojmë distancën sociale? “Duke marrë përsipër rrezik të madh, me përvojë dhe me kreativitet” është përgjigja. Organizatorët e edicionit të shtatë të festivalit për art eksperimental “180 gradë” janë detyruar të shkurtojnë distancat me ndihmën e teknologjive, por në mënyrë që kjo të mos jetë në kurriz të procesit kreativ.
“Gjithmonë jemi përpjekur të heqim kufijtë mes artistëve dhe publikut – thotë Aleksandër Haxhiev, drejtori artistik i festivalit “180 gradë”– Sivjet do të ofrojmë një version digjital të festivalit, duke pasur parasysh situatën rreth koronavirusit dhe në këtë mënyrë publiku do të hyjë edhe më shumë në hapësirën personale të artistëve.
Në shumicën e rasteve artistët do të komunikojnë nga shtëpitë e tyre, do të shikojmë se ku jetojnë ata. Përmbajtja jonë digjitale do të jetë në dispozicion për publikun nga e gjithë bota, domethënë do të zgjerojmë hapësirën e festivalit. Sfida kryesore për artistët do të jetë distanca. Ata janë mësuar me kontaktin fizik dhe do të kuptojmë a mund të komunikojnë në këto kushte të reja. Kjo do të jetë dhe një nga temat e festivalit – a do të ketë ndonjë alternativë arti dhe a mund të zhvillohet ai pa pasur parasysh distancën”.
Vetëm çelja dhe mbyllja e festivalit do të jenë para publikut. Fillimi është sonte (3 korrik) në Institutin Goethe me pjesëmarrjen e violinistes Dora Dimitrova, artistes vizuale Mihaella Dobreva dhe valltarit Stanisllav Genadiev, kurse mbyllja do të transmetohet një muaj më vonë nga Berlini me koncertin e zviceranëve nga “Hyper Duo”– një pianist dhe një perkusionit, të cilët krijojnë një amalgamë prej tingujve të çuditshme, performancave video dhe instilacioneve artistike. Gjatë kohës tjetër publiku mund të ndjekë punën e artistëve në platformën www.180-degrees.org. Ata, të ndarë në 6 ekipe, në kohë reale do të shkëmbejnë ide dhe do të përpiqen të krijojnë karmoni nga kaosi fillestar nëpërmjet ndjenjës për tjetrin, pavarësisht në cilën skaj të botës ndodhet tjetri.
Por a ekziston një alternativë e vërtetë e artit në skenë para syve publikut?
“Kuptohet se efekti nuk është i njëjtë – sidomos në artin tonë ndërdisiplinor, në performancë, në muzikën bashkëkohore – përgjigjet Aleksandër Haxhiev. Kjo duhet të përjetohet, sepse është lidhur me hapësirën, me situatën, me çastin konkret. Por unë mendoj pozitivisht dhe jam i bindur se mund të gjejmë ndonjë formë tjetër, më kreativese transmetimi i koncertit nga dhoma e ndenjes. Duke përdorur përvojën e vet artistike dhe teknologjinë kaq të përparuar, do të përpiqemi të bëjmë për publikun diçka interesante.”
Transmetime online nga Sofja, Gjeneva dhe Brukseli, muzikantë, kompozitorë, koreografë, regjisorë dhe artistë vizualë nga 10 vende në 3 kontinente, një konkurs për film me metrazh të shkurtër – e gjithë kjo është bashkuar me fjalën-kod “Horos” (nga greqishtja e vjetër χῶρος), domethënien e së cilës artistët do ta interpretojnë përmes artit të vet.
“Artistët mblidhen në ekipe të vogladhe secili prej tyre vjen nga një shtet apo sferë e ndryshme të artit dhe në këtë mënyrë shkëmbejnë përvojë dhe kërkojnë novitete dhe zhvillim. Në fakt këtë që ka ndodhur në Bauhaus në “vitet e çmendura” mes dy luftërave botërore përpiqemi ta rikrijojmë sot. Aq më shumë se jemi në vitet e 20-të, këtë herë të shekullit të XXI-të.”
Nuk është e detyrueshme që artistët të krijojnë ndonjë performancë digjitale. Mund të lindë vetëm ideja për ndonjë projekt të ardhshëm. “Mund të mos dalë asgjë – kjo gjithashtu është pjesë e procesit artistik – shpesh gjërat e mrekullueshme fillojnë me dështim”, përfundon drejtori artistik i festivalit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..