Jemi në kulmin e dytë të valës së parë të koronavirusit. Pritet që vjeshtën numri i të infektuarve me koronavirus në Bullgari që nga fillimi i epidemisë të jetë rreth 10 000, prognozoi para Televizionit Kombëtar Bullgar matematikani Nikollaj Vitanov nga Akademia Bullgare e Shkencave, i cili përpunon të dhënat në Shtabin Operativ Kombëtar.
Ai tha se ka rrezik në qoftë se numri i të infektuarve me Covid-19 bëhet 300 në ditë. Atëherë sistemi shëndetësor nuk do të mund të përballet me situatën.
Aktualisht për tërë periudhën që nga infektimi i njeriut, zhvillimi i vetë sëmundjes e gjer të shërimi i të sëmurit ai infekton mesatarisht 1.3 veta. Kjo do të thotë se tani për tani epidemia në vend zhvillohet relativisht ngadalë, vuri në dukje analizatori.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..