Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 120

Foto: pixabay

Nuk do të ketë shtrëngim të masave në Bullgari gjatë stinës verore

Do të shpresohet vetëm tek kufizimet e vetë qytetarëve, pavarësisht nga zhvillimi i situatës së Covid-19. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë inaugurimit të rrugës së Pomories në bregdetin jugor të Detit të Zi. Ai vuri në dukje se sektori turistik ngul këmbë që lokalet të vazhdojnë të punojnë dhe se njerëzit duan të pushojnë. Sipas fjalëve të Kryeministrit janë marrë masa për rritjen e kapacitetit të spitaleve dhe janë siguruar mjete suplementare për shtigjet klinike. Ai u bëri thirrje bullgarëve që të ruhen dhe të kenë një higjienë të shkëlqyeshme.

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 180

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 180 raste të reja të Covid-19 nga 2591 PCR teste të bëra, tregojnë të dhënat e sistemit Informativ Kombëtar. Deri tani tek ne janë ripohuar gjithsej 5677 raste të koronavirusit të ri, 2538 prej të cilave janë aktive. Të shëruarit janë 2898. Në sipatale ndodhen 463 pacientë, 29 prej të cilëve janë në repartet intensive. Të vdekurit deri tani janë 241 veta, 2 prej tyre në harkun kohor 24 orësh. Është regjistruar akoma një rast i një mjekut ë infektuar me Covid-19. Kështu numri i nëpunësve të infektuar mjekësorë bëhet 446 veta. 


Gjendja epidemike në Bullgari është nën kontroll

Situata ndiqet shumë strikt, por nuk përjashtohet kthimi i kufizimeve, që të mos ngarkohet sistemi shëndetësor. Me rastin e rritjes së numrit të të infektuarve prof. Iva Hristova, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare paralajmëroi se mund të bëhet edhe më keq në qoftë se vendosim se nuk ka virus dhe ai nuk transmetohet. Para BNR-së ajo shprehu shqetësimin e vet se sëmuren mjekë, ndërsa Bullgaria nuk ka rezervë të pafund specialistësh. Sipas prof. Hristova një pjesë e shoqërisë sonë është e ndërgjegjshme dhe i respekton masat, por disa të tjerë e kanë harruar rrezikun.

Arka e Shëndetësisë në Bullgari ka rezervë financiare

Me rritjen e propozuar të mjeteve financiare për shtigjet klinike për sëmundjet ngjitëse do të stimulohen hallakat e përgjegjshme për mjekimin e këtyre sëmundjeve. Para BNR-së prof. Petko Sallçev, drejtor i Arkës Kombëtare të Shëndetësisë saktësoi se “çdo një spital do të vendosë vetë se si të përvetësojë vetë mjetet suplementare”. Sipas fjalëve të prof. Sallçev deri tani Arka e Shëndetësisë paguan për testin PCR, ndërsa llogaritjet janë deri në 2500 teste në ditë. Ai nënvizoi se Arka ka rezervë.

Turistët për në Turqi do të kalojnë vetëm përmes PKK-së “Kullata”

Që nga ora 14.00 të gjithë që shkojnë për të pushuar në Greqi do të kalojnë vetëm përmes PKK-së “Kullata”, bëri të ditur Policia Kufitare. Ndalohet edhe kalimi i turistëve përmes pikëkalimeve “Makaza”, “Kapitan Petkov Vojvoda” dhe “Ivajlovgrad”. Përmes “Makaza” do të mund të kalojnë vetëm pronarët e pronësive të patundshme me dokumentin përkatës. Përmes pikëkalimeve “Ilinden” dhe Kapitan Petkov Vojvoda” drejt Greqisë kalojnë vetëm mauna, kamionë dhe punonjës sezonalë. Ata të fundit mund të kalojnë edhe përmes pikëkalimit “Ivajllovgrad”. PKK-ja “Zllatograd” është mbyllur në të dyja drejtimet. Turistët do të mund të hyjnë në Bullgari duk dalë nga Greqia përmes të gjitha pikëkalimeve, informoi gjithashtu “Policia Kufitare”.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD