Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Viktoria Tomova me fitore në turneun e tenisit në Beograd

Viktoria Tomova
Foto: Reuters

Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova, doli në krye në fazën e dytë të turneut demonstrativ të tenisit në terren me dhe të kuq në Beogrd, të organizuar nga Akademia e Janko Tipsareviç.

Tomova fitoi me 5:0 kundër Bojana Klincov (Zvicra), kur rivalja e saj u dorëzua në ndeshje prej raundit të parë të grupit “C”. Ndeshja tjetër e bullgares do të zhvillohet të martën kundër përfaqësueses së mikpritësve  Mihaela Xhakoviç.  

Në grupin “D” të turneut luajnë akoma dy bullgare të tjera – Izabella Shinikova dhe Ani Vangellova. Ndeshja e Shinikovës do të zhvillohet pak më vonë sot (të hënën) dhe do të jetë kundër serbes Tijana Sretenoviç, kurse të martën ajo do të luajë kundër Vangellovës, për të cilën kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jahte do të garojnë për dy ditë pa ndalesë në "Varna 200"

"Regata për jahte keel  - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..

botuar më 24-06-12 7.30.PD

Duke notuar për Oceans Seven, Petër Stojçev vendosi një rekord në Triple Crown

Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..

botuar më 24-06-11 1.22.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov mbetet në mesin e 10 tenistëve më të mirë në botë

Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...

botuar më 24-06-10 11.04.PD