Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prognoza ekonomike e BE-së për Bullgarinë në kushtet e Covid-19

Foto: arkiv

Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë  gjatë vitit 2020 do të tkurret 7,1%, kurse në vitin 2021 do të kthehemi tek rritja me 5.3%, tregon prognoza verore ekonomike e Komisionit Evropian. Gjatë majit Brukseli prognozonte ulje në ekonominë tonë 7,2% për 2020-ën dhe rritje 6% për 2021-ën.

Pavarësisht nga performanca e mirë ekonomike në fillim të vitit pandemia e koronavirusit ndikoi negativisht ekonominë tonë, shënon KE-ja për Bullgarinë. Është nënvizuar rënia në konsum për shkak të masave kufizuese, kurse është përmendur se të ardhurat më të pakta, përdorimi i kufizuar i kapaciteteve dhe pasiguria e madhe pengojnë investimet.

Eksportin e ndikon dhe situata e keqësuar jashtë vendit, kurse gjallërimi pritet në gjysmën e dytë të viti 2021




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD