Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 eksporti i Bullgarisë po ulet 8.1% për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në 10.5 mlrd euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi pakësohet 12.7% deri në 11.5 mlrd euro.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit eksporti drejt BE-së ulet 7.7% deri në rreth 7.1 mlrd euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa drejt vendeve të treta – 8.9% deri në 4 mlrd euro.
Për periudhën e njëjtë importi në Bullgari nga BE-ja gjithashtu ulet – 13.2% deri në rreth 7.1 mlrd euro, ndërsa nga vendet e treta pakësohet 11.9% deri në 4.6 mlrd euro.
Pritet që pas lëshimit të masave kufizuese në Bullgari, BE dhe në botë të fillojë përmirësimi i këmbimit të mallrave.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..