Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 eksporti i Bullgarisë po ulet 8.1% për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në 10.5 mlrd euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi pakësohet 12.7% deri në 11.5 mlrd euro.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit eksporti drejt BE-së ulet 7.7% deri në rreth 7.1 mlrd euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa drejt vendeve të treta – 8.9% deri në 4 mlrd euro.
Për periudhën e njëjtë importi në Bullgari nga BE-ja gjithashtu ulet – 13.2% deri në rreth 7.1 mlrd euro, ndërsa nga vendet e treta pakësohet 11.9% deri në 4.6 mlrd euro.
Pritet që pas lëshimit të masave kufizuese në Bullgari, BE dhe në botë të fillojë përmirësimi i këmbimit të mallrave.Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..