Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 eksporti i Bullgarisë po ulet 8.1% për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në 10.5 mlrd euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi pakësohet 12.7% deri në 11.5 mlrd euro.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit eksporti drejt BE-së ulet 7.7% deri në rreth 7.1 mlrd euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa drejt vendeve të treta – 8.9% deri në 4 mlrd euro.
Për periudhën e njëjtë importi në Bullgari nga BE-ja gjithashtu ulet – 13.2% deri në rreth 7.1 mlrd euro, ndërsa nga vendet e treta pakësohet 11.9% deri në 4.6 mlrd euro.
Pritet që pas lëshimit të masave kufizuese në Bullgari, BE dhe në botë të fillojë përmirësimi i këmbimit të mallrave.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..