Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 128

Foto: arkiv

Rastet e reja të Covid-19 po ulen

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 77 raste të reja nga 1 198 PCR teste të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Të shëruarit janë 8, ka vdekur një njeri. Rastet aktive janë 3 655.

Nëpunës i presidencës me test pozitiv për Covid-19

Nga qendra e shtypit e kreut të shtetit njoftuan, se një nëpunës i institucionit ditët e pushimit dha test pozitiv për koronavirus. Lidhur me këtë u realizuan teste të të gjithë kolegëve të tij. U ndërmorën masa për funksionimin normal të institucionit presidencial.

Mjekët personal dëshirojnë të vendosin se kush të bëjë test për koronavirus

Në rast dyshimi mjekët personal duhet të jenë në gjendje të vendosin për test për Covid-19, ndërsa pacientët të realizojnë teste në laboratorë special jashtë spitaleve që të mos kërcënohen spitalet. Për këtë ngulin këmbë nga Shoqata Kombëtare e Mjekëve Personal në Bullgari. Nuk është e përshtatshme që në Sofje të kërkohet epidemiologu në detyrë për test për koronavirus. Këtë e tha para TKB-së Gergana Nikollova nga Këshilli Administrativ të Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Ai shtoi se ndryshimi duhet të bëhet sa më parë duke marrë parasysh se gjatë vjeshtës situata me infeksionet e viruseve të tjera do të keqësohet.

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bënë thirrje për respektim të masave kundër epidemisë

Në një pozitë speciale bashkimi paralajmëron se mosrespektimi i masave mbrojtëse në kohën e protestave ditët e fundit do të shtojë numrin e të infektuarve dhe kështu do të ngarkohet sistemi shëndetësor. Respektimi i distancës, dezinfektimi dhe disiplina është me rëndësi të madhe për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Pika kufitare Kullata - Promahon mbetet e hapur

Autoritetet greke njoftojnë se tani për tani pika kufitare Promahon mbetet e hapur për të huajë. Që nga 15 korriku në vend do të hyjnë vetëm njerëzit me test negativ për koronavirus. Shtetasit bullgarë duhet të prezantojnë vetëm QR kod nga deklarata e aplikuar në internet. Bullgarët testohen në se ata ishin në ndonjë vend me rrezik të lartë nga Covid-19. Tri ekipe mjekësore në këtë pikë kufitare bëjnë testet.

Pa turistë britanikë në bregdetin bullgar

Bullgaria mbeti në listën e shteteve, të cilat kanë vendosur karantinë të detyrueshme për turistët britanikë. Kjo u bë shkas për anulimin e rezervimeve të tyre të planifikuara. Karantinë të detyrueshme ka edhe për shtetasit e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të cilët hyjnë në Bullgari. Shumica e hoteleve në Sllënçev Brjag shpresojnë kryesisht tek turistët nga Britania e Madhe dhe tani për tani mbeten në mbyllura. Megjithatë hotelierët shpresojnë tek turistët gjermanë, rumunë dhe polakë. Janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për sigurinë e mysafirëve.

Finlanda hap kufijtë e saj për turistë nga 17 shtete evropiane

Që nga sot Finlanda hap kufijtë e saj për turistë nga 17 shtete evropiane. Hiqen masat e vendosura për shtetet ku niveli i infektimit me Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit është nën 8 veta për 100 000 banorë. Për një sërë shtetesh, ndër të cilat është edhe Bullgaria, kufizimet janë zgjatur deri në 11 gusht. Në këtë grup janë Zvicra, Spanja, Portugalia, Polonia, Franca, Çekia, Britania e Madhe etj. Pas dy javësh autoritetet finlandeze do t’i bëjnë një vlerësim të ri situatës, nëse të shtojnë akoma vende në listë, ose të heqin disa prej tyre. 


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD