Edicioni i 51 i Konkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera 2020” - për këngë pop dhe rok bullgare, u dha mundësi muzikantëve të shumtë bullgarë që punojnë si në vend ashtu edhe jashtë shtetit të marrin pjesë në konkurrim. Mes të dalluarve janë djemtë nga grupi Hayes&Y të cilët prej viteve jetojnë dhe krijojnë në Mançester të Britanisë së Madhe. Ata fituan çmimin më të madh – pjesëmarrje në Festivalin e ardhshëm Evropian “Evrosonik” në Groningen të Holandës. Fituan dhe çmimin e dytë, në sajë të votës së dëgjuesve. Kënga e cila u solli njohje është Call The Policе. Autor i muzikës dhe i tekstit është Bllagosllav Anastasov, ndërsa tërë grupi e bëri aranzhimin dhe u bë producent. Ivajllo Delev, basisti i Hayes&Y, tregon:
“Ne prej shumë kohe e ndjekim konkursin, por deri tani nuk kishim mundësi të marrim pjesë në të. Por për fat, sivjet mundëm jo vetëm të shkruajmë këngë, por dhe të prezantohemi në mënyrë të suksesshme. Grupi ynë në këtë përbërje, ekziston që nga viti 2015, por pjesa kryesore prej saj jemi bashkë akoma që nga Gjimnazi Anglez në Sofje, me fjalë të tjera prej shumë kohe. Përjashtim bën Dennis Hallback- bateri, i cili është nga Finlanda. Të tjerët në „Hayes & Y“ janë Bllagosllav Anastasov /vokal dhe kitarë ritmike/, Radosllav Llozanski /kitarë/ dhe unë. Ne njihemi shumë mirë, secili e di se çfarë muzikë pëlqejnë të tjerët, por gjithmonë mundohemi të unifikojmë shijen tonë muzikore. Deri në këtë moment kemi nxjerrë katër albume të shkurtra dhe disa këngë më vete. Autori kryesor i muzikës dhe i teksteve është Bllagosllav , kurse aranzhimet i bëjmë bashkë në procesin e punës. Ky çmim për ne është një arritje shumë e madhe. Jo vetëm sepse fitojmë çmim nga edicioni i 51 të këtij konkursi, por dhe për shkak se do të kemi shansin të ekzekutojmë në një skenë kaq prestigjioze si kjo në Groningen. Kjo është një mundësi për krijimin e kontakteve të reja për ne si grup. Kurse aktualisht po mendojmë për turneun tonë të ardhshëm të shkurtër në Bullgari gjatë muajit gusht. Ai do të përfshijë qytetet Plovdiv - më 20.08, Sofje më 21.08, Varna më 22.08 dhe Burgas 23.08.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..