Mbeturinat nga kalaja-qytet Verdica, në tokën e Tvërdicës (në pjesën Qendrore të Bullgarisë Jugore) do të studiohen dhe do të konservohen, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës i ofron 18 000 leva /afro 9 000 euro/ Muzeut Historik në qytet. Projekti parashikon spastrimin e mbeturinave të një kishe me një nef, në lindje nga muri rrethues i kalasë, si dhe hapjen e një pjese nga murri i jashtëm i kalasë.
Në kohën e kaluar Verdica, e cila gjendet në fillimin e njërës prej rrugëve më të shkurtra nga Trakia për në Bullgarinë Veriore, ka pasur një rëndësi të madhe për mbrojtjen e kryeqytetit Tërnovo. Gjatë vitit 1959 në 20 metra në juglindje nga kalaja është zbuluar dhe kisha e cila daton sipas arkeologëve nga periudha e shekujve 11-12.
Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..
Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..
Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..