Jam i gatshëm të jap dorëheqje, tashmë e kam bërë. Nuk dua që në asnjë mënyrë unë të jem shkaku për tensionin në vend. Me këto fjalë Kryeministri Bojko Borisov ua drejtua mbi 3000 delegatëve në mbledhjen e partisë në pushtet GERB. Fjalimi u transmetua live nga BNR-ja. Do t’u propozojë partnerëve të koalicionit variante të ndryshme, përfshi këtu një qeveri pa mua. Mirëpo, në marrëveshjen me “Patriotët e Bashkuar” është shkruar se qeveria do ta përfundojë mandatin e vet.
Borisov theksoi se pa Parlament nuk mund te luftohet kundër epidemisë së Covid-19, nuk mund të merren hua, nuk mund të miratohen ligje të reja, nuk mund të ketë aktualizim të buxhetit, nuk do të ketë buxhet të ri, paga dhe pensione. Ai rikujtoi se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat garantojnë zgjedhje të ndershme, përfshi këtu dhe votim me makina.
Kryeministri paralajmëroi se po vijnë muaj, madje vite të rënda dhe vendi ka nevojë për stabilitet. Na nevojitet përkrahje në këto zgjedhje, në qoftë se njerëzit nuk na duan ne nuk do të mbetemi, deklaroi Borisov dhe nënvizoi se sipas të gjitha studimeve sociologjike GERB është forca e parë politike.
Borisov dhe delegatët e tij nuk u shqetësuan për shkak të protestuesve kundër qeverisë, të cilët shprehën zhurmshëm pozitat e tyre para forumit dhe u përpoqën të hyjnë në vendin e ngjarjes në “Sofja Tehpart”.Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..
Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..
37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..