Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria zbuloi shkelje në ndërtimin e bregdetit

Foto: BGNES

Kontrollimi i Prokurorisë zbuloi shumë shkelje në ndërtimin e Parkut “Rosenec” ku është rezidenca verore e Ahmed Doganit dhe në ndërtimin e shtëpisë verore të biznesmenit Ivo Prokopiev në rajonin “Buxhaka” në afërsi të Sozopollit. Pa cituar emra të pronarëve akuza shtetërore njoftoi, se te Rosenec bregu i detit nuk ka statut të plazhit detar dhe nuk ka qasje te ai për shkak të një muri të ndërtuar. Përsa i përket shtëpisë verore në Buxhaka shkeljet lidhen me pishinën përjashta dhe me mospërputhje me Planin të Hollësishëm të Rregullimit. Pranë dy pronave të lartpërmendura kishte protesta para pak kohe – njëra e organizuar nga partia “Po Bullgaria”, ndërsa tjetra nga ish eurodeputeti Nikollaj Barekov. Shkelje ka edhe në objekte në Obzor, por prokuroria nuk njoftoi pronarin e pronës së kontrolluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti vendosi veto mbi ndryshimet procedurale për vlerësimet mjedisore

Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik për dëmtim të interesit publik. Të formuluar ashtu kërcënojnë të drejtën e garantuar të..

botuar më 24-04-29 10.08.PD
Mitropoliti Qiprian

Sivjet nuk do të ketë një delegacion bullgar në Jerusalem për Zjarrin e Shenjtë

Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..

botuar më 24-04-28 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD