Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja po i befason banuesit dhe miqtë e vet me një festival të ri në të hapur

Foto: Facebook/Sofia Summer Fest

“Është një marrëzi të bësh plane për të gjithë jetën, pasi ti vet nuk je zot madje i ditës së nesërme” - këto fjalë të filozofit romak Lucij Anej Seneka prej kohe kanë dëshmuar të drejtën e vet dhe janë aktuale edhe gjatë vitit të tanishëm 2020. Viti filloi si çdo një vit tjetër, me plane të shumta, me ide fare të reja dhe me entuziazëm të madh, por që nga muaji mars fare qetë mund të themi se, njerëzimi filloi të jetojë në një botë krejtësisht të ndryshme, prototipat e së cilës i pati parë deri tani vetëm në ekran, si pjesë nga ndonjë film i ri fantastik.

Pandemia Covid-19 përmbysi tërësisht si rendin e ditës, ashtu dhe prioritetet e qytetarëve në Evropë dhe nëpër botë. Një seri aktivitetesh kulturore dhe masive, të planifikuara paraprakisht qenë të anuluara ose të ridrejtuara për një datë tjetër më të vonshme, me shpresën që kriza me virusin të mund të evitohet.

Bullgaria nuk bën përjashtim dhe pas ngrirjes së plotë fillestare të ngjarjeve kulturore, aktorë, muzikantë, piktorë si dhe krijues të tjerë, filluan të kërkojnë mënyra alternative, në bazë të të cilave arti i tyre të mund të arrijë deri tek publiku. Pak nga pak disa nga shfaqjet filluan të zhvillohen në të hapur, me një numër më të kufizuar spektatorësh, gjatë respektimit  të të gjitha masave kundra epidemike.

Pikërisht kështu rastisi me festivalin i cili fillon sot - 20 gusht, në kryeqytet. Fillimisht ai qe i parashikuar për fillimin e muajit korrik, Sofia Summer Festival qe shtyrë për gjysmën e dytë të muajit gusht. Në një farë shtëpie të tij u kthye hapësira, e njohur mes kryeqytetasve si Parku Jugor 2 në afërsi me Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe Muzeu “Toka dhe njerëzit”. Ai do të vazhdojë deri në fund të muajit shtator, kurse programi nën qiellin e hapur propozon një koktej të fortë prej muzike, shfaqjesh teatrale, dhe titujsh më të rinj dhe të dashur të filmave. Një pjesë nga ngjarjet do të jenë më hyrje të lirë, kurse për të tjerat do të jetë e nevojshme biletë e cila mund të blihet nëpërmjet internetit.

Për momentin kemi shpallur vetëm ditët e para nga programi dhe akoma po e përfundojmë - deklaroi në një intervistë për programin “Sofja” të Radios Kombëtare Bullgare një nga organizatorët e festivalit Borisllav Çuçkov.

“Synimi ynë për programin e filmave si dhe për programin teatral është ti përkushtohen komedisë me cilësi” - vuri në dukje ai. Propozimet e filmave  janë të larmishme dhe përfshijnë si tituj bullgar, si “Majmuni” 2016, të regjisorit Dimitër Kocev dhe “Babai” 2019 të Petër Vëllçanovit dhe Kristina Grozeva, kështu dhe filma evropianë, një pjesë nga seleksionimi për edicionin e sivjetshëm të festivalit Master of art. Shfaqjet teatrale në program janë një pjesë nga repertorët e teatrove të kryeqytetit “Teatri 199” dhe “Rilindja”. Mes muzikantëve të cilët do të dalin në skenën e festivalit duken emrat e Ivo Dimçevit i njohur me stilin e vet ekscentrik dhe të papërsëritshëm, si dhe të rok grupit bullgar SEVI.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD