Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk ka shpresë për të prezantuar mirë në turneun e serive “Mastërs” në Nju Jork gjatë kësaj jave, transmetoi BTA. Pasi ditën e diele mundi francezin Jugo Jumber me 6:3, 6:4 sonte Dimitrovi do të luajë ndeshjen e dytë me Marton Fuçoviç nga Hungaria.
Pasi kaloi tepër rëndë infeksionin e koronavirusit para dy muajve tenisti bullgar pranoi se akoma është larg formës së vet më të mirë. “Pa marrë parasysh se kush je, në ç’form je, sa e shëndetshme ushqehesh, të gjithë jemi baras para virusit – tha ai dhe shtoi. – Në se kjo mesazh do të arrijë mjaftë njerëz, do të jem i kënaqur.”
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..