Sot partia drejtuese GERB fillon konsultime parlamentare, për mbledhjen e Kuvendit të Madh Popullor, qëllimi i të cilit është të bëjë ndryshime në ligjin bazë të shtetit. Reformat e Kushtetutës përfshijnë dhe ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, mes të cilave pakësimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm nga 7 deri më 5 vjet, kurse në çdo 6 muaj ai duhet të prezantojë një raport për punën e prokurorisë së shtetit para deputetëve, të cilët duhet ta pranojnë pas dëgjimit përkatës.
Dje mbi 700 prokurorë dhe hetues bullgarë u takuan në një takim kombëtar dhe u shpallën kundra ndërhyrjes në pavarësinë e prokurorisë në Bullgari. Në fjalimet e tyre ata vunë në dukje se, janë të palejueshme përpjekjet për të shkelur pavarësinë e prokurorisë së shtetit, shkeljen e ndarjes së pushteteve dhe thirrjet për reforma nga politikanët, qëllimi i të cilëve është që “prokuroria të bëhet e varur”.
“Jam prokuror prej 23 vjetëve e gjysmë. Kohë, në të cilën qemë të reformuar vazhdimisht nga pothuajse të gjitha partitë, një pjesë nga drejtimi i vendit, si dhe organizata të shumta joqeveritare. Kurse kushtetuta jonë qe e ndryshuar shumë herë në kapitullin i cili është i lidhur me pushtetin gjyqësor. Gjatë të gjitha këtyre viteve prokurorët dhe hetuesit, pranonin dhe merrnin pjesë në provat për ndryshim dhe reformë, pa shprehur mendimin e tyre” - theksoi gjatë kohës së debatit Ognjan Damjanov - anëtar i Kolegjit të Prokurorisë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe u bëri thirrje politikanëve bullgarë, kur të vendosin të zhvillojnë reformë, ajo të jetë pas një debati të arsyeshëm, në të cilin të merret vendimi më i mirë.
Në fjalimin e tij prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev garantoi se, nuk do të lejohen standarde të dyfishta - “një lloj për njerëzit me miliarda dhe me një ndikim politik dhe mediatik, kurse lloji tjetër - për bullgarët e tjerë”, siç ka qenë praktika për dekada të tëra me radhë dhe shtoi se, problemi me mashtrimet telefonike është i zgjidhur, kurse vjedhjet dhe plaçkitjet në vend janë pakësuar mbi 20% për 5 muajt e parë të këtij viti, transmetuan reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.
Prania e kritikave, shprehja e mendimeve ose e propozimeve për punë të prokurorisë, nuk mund të konsiderohen si diçka e padrejtë, ose si provë për ndërhyrje në punën e prokurorisë. Këto kritika dhe propozime, shtrihen mbi një farë vlerësimi për akumulimin e dobësive dhe problemeve të caktuara në punën e prokurorisë së shtetit dhe qëllimi është që pikërisht ato të mund të evitohen”- komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare pedagogu në lëndën e së drejtës evropiane në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” docenti Hristo Hristev. Ai supozon se, është e mundur që prokuroria të frikësohet nga vënia nën pikëpyetje pavarësinë e saj, por në qoftë se me të vërtetë kërkojmë probleme në funksionimin e shtetit të së drejtës në vendin tonë, ato janë gjetkë. Duhet të shikohet nëse ekzistojnë rreziqe për pavarësinë e gjykatave dhe gjyqtarëve, sipas pamjes së tanishme të prokurorisë, vendit të saj në sistemin gjyqësor dhe mundësisë të ndikojë mbi punën e gjykatës përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përveç kësaj, në qoftë se pranojmë se, vendi i prokurorisë është në sistemin gjyqësor, duhet të pyesim veten a ka garanci të mjaftueshme për pavarësinë e prokurorëve të veçantë, që të mund të jenë në gjendje të zbatojnë ligjin sipas bindjes së tyre të brendshme të pa ndikuar, gjatë strukturës së tanishme dhe mënyrës së drejtimit.
Sipas fjalëve të Dimitër Markovit nga Programi Ligjor i Qendrës për Studimin e Demokracisë “shteti ka bërë gjithçka të domosdoshme që me kornizën kushtetuese të sigurojë këtë pavarësi të prokurorisë. Madje në këtë moment kritikat bazë sa i përket prokurorisë janë se kjo pavarësi rritet në papërgjegjësi, që nuk është fryma e Kushtetutës dhe e rendit demokratik në vend...Pavarësia e pushtetit gjyqësor nuk do të thotë se, mund të bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan”. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ai komentoi se, mbledhja e zhvilluar e prokurorëve u jep sinjal të gjitha palëve të cilat do të marrin pjesë në debatin e ardhshëm kushtetues, se prokuroria është unike dhe e bashkuar dhe nuk ka dëshirë të ndryshohet statusi, ashtu siç është për momentin.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..