Çdo një konservë e tretë bullgare eksportohet, por në të ka gjithnjë e më pak produkte vendase, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për ndërmarrjet përpunuese në vend. Gjatë vitit 2019 vetëm 28% e prodhimit të frutave të përpunuara është shitur në Bullgari. Në BE janë eksportuar 28%, ndërsa për vendet e treta akoma 8%. 36% e reçeleve, kompostove dhe frutave të ngrira kanë mbetur në depo, tregojnë të dhënat e Ministrisë. Vetëm 44% e frutave në konservat e prodhuara te ne janë bullgare. 37% janë importuar nga BE-ja, 19% - nga vende të treta. Në konservat me perime 59% janë prodhim vendas. 33% janë furnizime nga BE-ja, 8% - nga shtete të tjera.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..