Një atraksion i ri interesant i tërheq turistët në rajonin e qytetit Çepellare - një nga vendet më të bukura në Rodopet. Çdo një kërkues i emocioneve të bukura mund të fluturojë me rreth 100 kilometra në orë mbi peizazhe nga të cilat të pushon zemra. Trolejbusi alpin, i montuar buzë qytetit emblematik rodopës, ndërpret lumin Çepellarska. Pajisja është në një kombinacion me një rrotë ajrore (sky bike).
Aventuristët kalojnë përgjithësisht 600 metra në ajër, duke shijuar pamjen unikale prej një vështrimi të zogut. Për këtë qëllim ata kanë ekipe të posaçme, kurse organizatorët garantojnë se aplikojnë të gjitha masat e sigurisë. Ky është atraksioni më i gjatë ajror në Bullgari. Që të mund ta provojnë në Çepellare mbërrijnë turistë nga vendi dhe nga jashtë. Pasi e rrisin adrenalinën, ata shëtisin në rrethinat e qytetit, i cili është i njohur kryesisht si një qendër e skive me mundësi të shkëlqyera për sporte dimërore.
Kalime me kuaj, mbledhje të bimëve, emocione ofroud dhe emocione të tjera u propozojnë sipërmarrësit vendas mysafirëve të vet gjatë kësaj vere.
Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..
Prodhuesit e verërave në rajonin perëndimor dhe qendror të Rrafshinës së Danubit hapin dyert e tyre për vizitorët për herë të parë më 10 shkurt, të shtunë. Dita u zgjdh midis 1 dhe 14 shkurtit, të cilat janë dy datat për të festuar Ditën e Shën..
Vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në qendrën e skijimit në Maljovica për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për pushime, raporton gazeta “24 Çasa”. Për shkak të kushteve të shkëlqyera për sportet e borës, gjatë..