Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, nuk do ta përkrahë projektin e partisë në pushtet GERB për kushtetutë të re dhe thirrje të Kuvendit të Madh Popullor. Këtë e deklaroi në një briefing kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë, njoftuan reporterët e BNR-së.
Sipas lëvizjes projekti i përgatitur është goditja e radhës kundër demokracisë dhe shtetit. “Kushtetuta e re kategorikisht nuk i përgjigjet kërkesës për restart”, theksoi Karadajë.
Për parashtrimin e propozimit të GERB-it për kushtetutë të re ka nevojë për përkrahje parlamentare prej 120 votash.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..