Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, nuk do ta përkrahë projektin e partisë në pushtet GERB për kushtetutë të re dhe thirrje të Kuvendit të Madh Popullor. Këtë e deklaroi në një briefing kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë, njoftuan reporterët e BNR-së.
Sipas lëvizjes projekti i përgatitur është goditja e radhës kundër demokracisë dhe shtetit. “Kushtetuta e re kategorikisht nuk i përgjigjet kërkesës për restart”, theksoi Karadajë.
Për parashtrimin e propozimit të GERB-it për kushtetutë të re ka nevojë për përkrahje parlamentare prej 120 votash.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..