Mbi 100 çiklistë dhe ekipet mbështetëse nga Bullgaria dhe Rumania u mblodhën në qytetin Vidin në pritje të sinjalit për fillim të itinerarit më të gjatë çiklistik turistik në Bullgari. Fillimi i udhëtimit të tyre nëpër trasenë 732 kilometrashe në Danub Ultra është më 1 shtator.
Çiklistët do të kalojnë rreth më shumë se 100 vendbanime dhe qyteza në vendin tonë, ku pritet që rrethi çiklistik të jetë emocionues si për pjesëmarrësit, kështu dhe për banuesit vendas.
Mes vendeve të posaçme përgjatë bregut bullgar të lumit Danub, të cilat do t’i vizitojnë çiklistët janë kureshtjet e shumta kulturore-historike si kalaja “Baba Vida”, qyteti antik Ullpija Eskus në fshatin Gigen, çezma “Elija” në qytetin Nikopoll - gryka e së cilës del fjalë për fjalë prej një sarkofagu autentik romak (i cili daton që prej 160-180 vjet përpara epokës sonë) me një mbishkrim të gdhendur latin mbi të. Maratonistët-çiklistë do të kalojnë dhe përmes rrënojave të kështjellës së lashtë ushtarake romake “Dimum” në qytetin Belene, përmes kampit legjionar romak “Nove” në qytetin Svishtov, shatërvanit “Djali me hidrën” në qytetin Ruse, rezervatit arkitekturor “Mëhalla e Peshkatarëve” në qytetin Tutrakan dhe kompleksi arkeologjik “Durostorum-Drëstër” në qytetin Silistra. Pika përfundimtare e rrethit çiklistik është fshati Durankullak, në bregun e Detit të Zi. Çdo njëpjesëmarrës vet zgjedh kategorinë në të cilën të regjistrohet: individualisht, në ekip prej 2 ose 4 çiklistëve të tjerë. Rregullorja parashikon që lëvizja përgjatë itinerarit të bëhet sipas një plani individual dhe për një periudhë të lirë të kohës së zgjedhur-deri më 48 orë, deri më 3 ditë, deri më 5 ditë dhe më shumë se 7 ditë.
Veterani 72 vjeçar Petër Dimitrov nga qyteti Varna për shembull, do të kalojë çdo ditë nga mbi 100 kilometra, që të mund të përfshihet në grafikun prej 7 ditësh.
Ky është edicioni i shtatë i “Danub Ulltra: Ndiq rrjedhën e lumit 2020” Një ngjarje shoqëruese është prezantimi i botimit të ri turistik “Hartë - udhërrëfyese Danub Ulltra 2020”. Libri është frymëzuar nga veprimtaria e studiuesit të Bullgarisë Danubiane Felix Kanitz. Në “Udhërrëfyesin” është vendosur një informacion i dobishëm turistik për regjionin nëpër rrjedhën e lumit Danub përmes Dobruxhës deri në Detin e Zi, kurse grafika interesante kalojnë drejt veprimtarisë së Kanitz në vendin tonë gjatë shekullit të 19.
Ambiciet e ekipit tonë, i cili qëndron pas organizatës të rrethit të biçikletistëve është që deri më 3 vjetëve “Danub Ultra” të kthehet në një nga itineraret më të njohura të turizmit çiklistik në Ballkan.
Përpiloi: Elena Kerkallanova
Fotos: dunavultra.com, BTA
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..
Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..
Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të..
Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së..